Këto karakteristika të femrave do ta pushtojnë zemrën e secilit mashkull
Mashkullin asgjë më shumë nuk e pushton sesa një femër që jetën e jeton me mushkëritë plot. Njerëzit janë gjithnjë e më të pavendosur. Prandaj është me rëndësi të lini përshtypje të fortë në partnerin potencial.
JENI MË E MENÇUR SE AI, POR NUK E PËRQESHNI
Të gjithë pëlqejmë të gjejmë partnerin që do të jetë më i mirë se ne, por kjo vlen edhe për meshkujt. Secili mashkull pëlqen që pranë vetes të ketë një femër falë së cilës mëson të jetë person më i mirë.
JENI E FORTË, POR NJËKOHËSISHT EDHE FEMËR E BUTË
Femra, e cila është e fortë dhe agresive, por ka edhe anën e saj të butë dhe të ndjeshme, secilin mashkull e "rrëzon përmbys"
JENI INSPIRIMI DHE MOTIVIMI I TIJ MË I MADH
Jeta pa lëvizje nuk do të ekzistonte dhe e njëjta vlen edhe për marrëdhëniet ndërnjerëzore - lidhja është punë e gjallë edhe për mashkullin dhe nuk ekziston diçka si situata kur ai e ndjen se po stagnon. Nëse nga natyra jeni provokuese dhe pozitive, do të jeni inspirimi dhe motivimi më i madh për të. E ai do të dijë t'jua kthejë.
(Kosova Sot)