Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (15)

  • 19 September 2017 - 10:56
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (15)

Redoni i rrudhi vetullat, sepse edhe vetë e ndante atë mendim. -Po... i zemëruar kishte hedhur pecetën në tavolinë. -Edhe mua Luani më ka mbetur në kujtimin më të bukur. Ne të dy kishim një bashkëpunim mjaft korrekt, njëri-tjetrit i kemi mbetur me kujtimet më të mira të mundshme. Mirëpo, sot jam munduar që ta shkatërroj atë kujtim të bukur që e kishim dikur për njëri tjetrin. -Shkaku i Lurës? - shoku i tij po hamendësonte me të drejtë. -Po, pikërisht shkaku i saj! - tha Redoni këtë fjalë përmes dhëmbëve të shtrënguar. -Nc nc nc... Nuk e di se çfarë ke bërë, atë po e kënaq në të gjitha mënyrat, por me të tjerët je fjalosur, mik. -Tash është vonë të ma thuash këtë. Më kjo punë nuk mund të rregullohet apo përmirësohet. Por, ta harrojmë tani këtë - ashtu i nevrikosur ma bëri me dorë dhe më tha: A të kujtohet bashkëshortja e Luanit? - Atë zonjë, natyrisht, se e kujtoj mjaft mirë. E kam njohur personalisht, e disa herë të tjera e kam shikuar dhe në televizion. Është shumë e bukur, e mençur po ashtu. Ajo është një femër intelektuale midis manekineve të tjera. -Pajtohem se ajo është një femër e mençur me diplomë fakulteti dhe një koeficient të lartë të mençurisë. Mirëpo, karriera e saj është në rënie e sipër, por edhe vitet e kanë bërë të veten. Nuk e di çfarë tjetër e ka shtyrë ta publikojë autobiografinë, me të cilën të gjithëve është munduar t'jua bëjë me dije se është më e mira dhe më e bukura. -Gruaja e tij ka publikuar autobiografi?! - më pyeti miku im. -Sa akt i guximshëm është ky! Çfarë ka shkruar ajo aty? Se sa herë ka shëtitur nëpër pistat e modës dhe ka bërë foto për ballinat e revistave? -Nuk e kam lexuar librin, e as që mendoj ta bëj një gjë të tillë, por me sa duket është një mënyrë që të ballafaqohet me të gjitha rivalet e saj që i kishte nëpër pistat e modës. -Ah, ashtu... Do të thosha se ajo në atë libër e ka përmendur edhe Laurën dhe po mund ta marr me mend se çfarë po pason tani në atë libër... -Në fakt... - Redoni krejt në fund kishte heshtur, që ta ndezë një cigare. Ajo kishte thënë disa fjali, për të cilat kam frikë se janë të vërteta. -Por, Laura i kishte përjetuar si lëndim? -Është zemëruar! Kjo është e kuptimshme, as mua nuk do të më pëlqente kur dikush do të shkruante se jam pa shkollë, se me gjithë ato udhë- time nëpër botë nuk flas asnjë gjuhë të huaj, se nuk jam i dëshiruar midis kolegëve dhe se lidhja ime bazohet ekskluzivisht vetëm në seks. -Au... - edhe shoku im, këshilltari im e ndezi një cigare. E kam të qartë pse tani Laura është mllefosur deri në atë masë, dorën në zemër, krejt jo duket e vërtetë. -Megjithëkëtë, Laura më ka shtyrë ta thërras Luanin, për t'ia përcjellë protestën tonë, rreth asaj që kishte shkruar bashkëshortja e tij. Çfarë tmerri! (vijon)

(Kosova Sot)