< Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (39) - Dashuri - Kosova Sot
Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (39)

Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (39)

- Më fal, kurrë nuk të kam parë afër shporetit.

 - Nuk më ke parë, meqë nuk kam dashur të të impresionoja me aftësitë e mia të gatimit. Me këto aftësi do të të njoftoj gjatë qëndrimit në vilë.

- Do t’i thyesh thonjtë e tu të gjatë e të bukur – ai e provokonte me qëllim.

– E, të mos flasim rreth asaj se një sasi aq e madhe e pluhurit do të mund të ta dëmtonte tenin. Ti jeton nga teni yt, mos harro!

 - Redon! Ti je duke më ofenduar... – i tha Laura me seriozitet.

– A mendon se thonjtë, teni apo karriera për mua kanë rëndësi më të madhe se ti, a? - Mendoja se më nuk kisha rëndësi për ty... Pas asaj darkës...

- Tanimë e kam harruar. Dua të të ndihmoj si mik. Si mik?! Redonit iu zu fryma. Nuk i pëlqente fakti që Laura e konsideronte si mik. Ai kishte ndërmend ta vinte në sprovë martesore, e ajo insistonte në miqësi me të. Me gjasë as që kam merituar diçka më mirë, filloi të mendonte ai vet me vete. Nëse nuk jam në gjendje që të përcaktoj se çka dua nga Laura, atëherë pse ajo do të duhej të ishte e qëndrueshme në dashurinë ndaj meje?

- E, me karrierën tënde? – e pyeti ai me kureshtje. Nuk donte që ta dëmtonte atë në aspektin profesional.

– E di se ti ke plane me muaj më parë.

- Jam në gjendje t’i anuloj të gjitha. E vetmja gjë që nuk do të doja të më ikte, është ceremonia në hotelin „Hilton”, ku do të shpallet manekinia më e mirë.

- Ah, po, shpallja... – Redoni e kruajti qafën.

– Shpresoj të mos më kesh fshirë nga lista e të ftuarve. E di, përkundër asaj se nuk jemi më bashkë, do të doja të isha përcjellësi yt në atë darkë.

- Edhe unë do të doja – tha ajo shkurt, duke buzëqeshur me pikëllim. U krijua një qetësi e rëndë, e padurueshme për të dy ata.

- Mendo edhe një herë për të gjitha, Laura – e këshilloi seriozisht ai.

 –Vila ime gjendet në mal, në një vend të izoluar, afër saj nuk ka gjë të gjallë. Do të jesh vetëm me mua, e unë ka mundësi që të të mërzitem.

 - Kurrë! – tha ajo me një siguri të madhe dhe me zë të fortë.

 – Në fund të fundit, unë nuk jam e varur nga restorantet dhe klubet, nga dyqanet dhe sallonet e flokëve. Është e vërtetë se këto gjëra gjatë viteve të fundit kanë qenë jeta ime, por aty nuk e kam gjetur lumturinë. E shikonte në atë mënyrë, sa për t’ia bërë me dije se atë e konsideronte lumturi të veten. /vijo/

(Kosova Sot)

14 orë e 13 minuta më parë