< Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (42) - Dashuri - Kosova Sot
Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (42)

Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (42)

Redoni kishte provuar që të zgjohej, kishte insistuar që t'i ndihmonte rreth akomodimit, mirëpo Laura nuk po dëshironte që ta dëgjonte. E kishte shtyrë që të ulej në veturë, e ajo kishte marrë fshesën dhe kishte marrë peshqirët për të fshirë. Ende pa u bërë një orë, dhoma e gjumit ishte e pastruar dhe ventiluar. Laura e kishte pastruar edhe dyshemenë, kishte marrë kovën dhe kishte fshirë pluhurin nga mobilet, e më pas kishte larguar edhe perdet për t'i pastruar xhamat. Kishte lëvizur vendit edhe jorganët dhe jastëkët për t'i ndërruar çarçafët, që i kishte marrë me vete. Edhe pse Redoni i kishte të pastruara, ajo e kishte shtyrë që t'i veshë pizhamet e tjera, të pastra, para se të shtrihej në shtrat. I kishte shërbyer keksë dhe çaj, si zamër, duke e paralajmëruar se do ta përgatiste drekën. Kuzhina ishte ambienti i ardhshëm për ta pastruar, të cilën e kishte pastruar nga fillimi e deri në fund. I kishte pastruar të gjitha enët, sepse po dëshironte që të gatuante drekën. Kishte vendosur supën për t'u zier dhe kishte kaluar në përgatitjen e ambienteve të tjera. Gjithë pasditen e kishte kaluar në pastrimin e shtëpisë. Ishte lodhur dhe ishte djersitur, por në fund kishte qenë e lumtur me rezultatet e punës së vet. Gjithçka po shkëlqente nga pastërtia, ajri kishte aromë të këndshme me freski. Mobilet nga druri, në kombinim me pjesët e tjera po dukeshin sikurse të reja. Midis dy fazave të punës, Laura kishte shkuar të shikonte se si ishte Redoni. Ishte brengosur që ta konsumonte supën e shijshme të pulës, derisa e kishte lënë të ushqehej vetë. Kishte vendosur të darkonte vetëm atëherë kur t'i përfundonte të gjitha punët dhe e kishte bërë një dush. Kishte menduar se, nëse bën pauzë, do ta ketë më të vështirë t'i rreket punës. Porsa i kishte hedhur dorezat prej gome në dysheme, në derën e dhomës së gjumit ishte shfaqur Redoni. E kishte kapluar një pasion kur e kishte parë fytyrën e Laurës, të djersitur dhe të skuqur dhe me rrobat krejt pluhur. E kishte vërejtur se kishte përfunduar gjithçka. -Gjithçka po duket shkëlqyeshëm dhe pastër - e falënderoi. Edhe supa ishte e shkëlqyeshme dhe e shijshme. Por ti a ke ngrënë - e pyeti? -Jo, po vdes urie - derisa me dorë po fshinte djersët nga balli. Nuk dua që të ulem në tavolinë, para se të bëj një dush dhe të ndërrohem. E ti, aje i uritur? -Pak. Më lejo ta vendos tavolinën. Pak pushim do të më vinte mirë. Mes të tjerash, mjekët më kanë sugjeruar që të lëviz nga pak. -Në rregull - u pajtua pas një mendimi të shkurtër. -Nëse je në disponim, do të mund ta bësh dhe një sallatë. Të gjithë përbërësit janë në frigorifer dhe janë duke u ftohur. -Shko menjëherë nën dush - po nxitonte me hijeshi. Unë do të përkujdesem që gjithçka jetë në tavolinë. (vijon)

(Kosova Sot)

14 orë e 32 minuta më parë