MESHKUJT JOBESNIKË PARAPRAKISHT ZGJEDHIN FEMRAT ME TË CILAT TRADHTOJNË

  • 24 October 2017 - 17:07
MESHKUJT JOBESNIKË PARAPRAKISHT ZGJEDHIN FEMRAT ME TË CILAT TRADHTOJNË

Meshkujt jobesnikë zgjedhin femrat me të cilat do të kenë 'aktivitete jashtë martesore". Ky proces i zgjedhjes së femrave nuk është i rastësishëm, ata e kanë menduar këtë paraprakisht, zbulon një studim. Prej rreth 1.300 të anketuarve, 27 për qind e meshkujve e ka pranuar se në rast se nuk janë të lumtur me lidhjen e tyre, kanë tentuar ta joshin kolegen e punës.

Edhe pse "femra tjetër" shpesh përshkruhet si joshëse misterioze, në fakt ajo në rastet e shpeshta është e afërt dhe ndoshta edhe e keni dëgjuar duke folur për të. Meshkujt zakonisht për aferë e përzgjedhin një femër që e kanë njohur më parë. Një pjesë e tyre do të dëshironte ta njihte dikë të re dhe të ketë takim të shkurtë seksual për të mos ndikuar në lidhjen e tyre të përgjithshme. Rreth 99 për qind e meshkujve kanë zbuluar se kanë pasur aferë ose kanë menduar seriozisht në nisjen e një të tillës. Të dashurit apo bashkëshortët e tyre i kanë tradhtuar 39 për qind e fermave e rreth 35 për qind e tyre kishin menduar ta bëjnë këtë. 

(Kosova Sot)