< Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (51) - Dashuri - Kosova Sot
Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (51)

Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (51)

E kishte bindur që sa më shumë kohë të kalonte në shtrat, në mënyrë që të pushonte. I vardisej në mënyra të ndryshme, duke bërë gjithçka që të ndihej më rehat, në të mirë të shërimit më ët shpejtë të tij. Gjithë kohën e kalonin në oborr, duke u larguar nga aty vetëm gjatë asaj ore kur hanin drekë, apo kur do të dilnin për ndonjë shëtitje të shkurta aty përreth. Që të dy po kënaqeshin nëpër ato shëtitje. Shëtitjet i shfrytëzonin për të mbledhur bimë shëruese, për t’i shndërruar në çaj. Ata po pajtoheshin në mënyrë ët shkëlqyeshme, ishin bashkëfolës të hatashëm. Ishin mbështetur te njeritjetri dhe në këtë mënyrë po e njihnin njëri tjetrin më mirë. Ata po buzëqeshnin për faktin se deri më tani ishin krejt të huaj. Sepse. Ata, gjatë gjithë kohës sa e kalonin bashkë, vetëm bënin dashuri në mënyrë aktive, por kurrë nuk u kishte ndodhur të kishin një bisedë konstruktive. Po ndiheshin mirë pasi që po mund ta kompensonin këtë, që tashmë po e përmbushnin njohjen e tyre. Që të dy po kishin kujdes që të mos e tepronin me ndonjë gjest të fortë të vardisjes.

Redoni po i bënte vetes thirrje të ketë kujdes dhe durim dhe po e priste momentin e duhur që Laurës t’ia zbulonte të vërtetën, e ajo ishte me bindje se nuk kishte dashurinë e tij dhe se kurrë nuk do ta ketë. Me gjithë kohën e bukur që po kalonin, momentet e bukura me Redonin në shtëpinë e tij, ajo nuk e kishte harruar ende bisedën e Redonit, atë bisedën e famshme. Ajo ende po mbante mend fjalët kur Redoni i kishte thënë burrit të shkrimtares se: Redoni i kishte thënë atij se gjithçka që kishte shkruar për Laurën ishte e vërtetë dhe se Redoni e kishte Laurën ekskluzivisht për dashuri dhe për seks. Ky fakt ende po i shkaktonte dhimbje, e kishte kuptuar se vetëm mund të ankohej për këtë, që Redoni nuk e kishte dashuruar. Nuk kishte të drejtë të zemërohej, pasi që e dashuronte fort. Ai tashmë dëshironte të distancohej nga krejt kjo ngjarje, nga fakti se e kishte vetëm dashnore. Ndoshta e dëshironte vetëm si shoqe, e nuk e shikonte si grua.

Ai po i mungonte asaj, si dashnor. Ishte e uritur për dashurinë e tij trupore, posedimit të tij prej një mashkulli. Shumë herë, sa që nuk mund t’i numëronte kishte dëshiruar ta puthte, mirëpo gjithmonë përmbahej, duke pasur frikë se do të refuzohej. Në fund ajo kishte mirëkuptim për sëmundjen e tij dhe ndaj porosisë së mjekut të ketë kujdes ndaj aktiviteteve seksuale. Kjo ishte më shumë se një arsye, që ajo nuk i ishte afruar apo insistuar në marrëdhënie më të afërt me të. 

(Kosova Sot)

10 orë e 41 minuta më parë