< Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (56) - Dashuri - Kosova Sot
Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (56)

Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (56)

Po mendonte për një minutë, e më pas largoi duart nga kraharorët e saj dhe nisi të largohej nga aty. E dinte se ishte në stres, se nuk ishte e gatshme për t’i dëgjuar shpjegimet e tij, e as deklaratat e tij për dashuri. Sikur t’i kishte ofruar martesë, me siguri se nuk do ta pranonte një gjë të tillë. Mu për këtë arsye, kishte vendosur t’i jepte më shumë kohë, që t’ia mundësonte të vinte në vete dhe fjalët e tij t’i depërtonin thellë në mendje. Ishte thellë e bindur se dashurinë e tyre pak kohë, disa keqkuptime nuk mund ta prishin, pa marrë parasysh sesa të pashpjegueshme mund të jenë. Salla festive e hotelit ishte e mbushur me drita të panumërta, e më së shumti abazhuri prej kristali. I gjithë enterieri po shkëlqente, e gjithë kjo për një arsye të vetme, se kishte ardhur koha që të shpallej manekinia më e mirë. Mediat e shkruara po mundoheshin që këtë mbrëmje ta shpallin se mbrëmje spektakolare. Tashmë në vend ekzistojnë shumë revista që merren me modë. Lexuesit po dëshironin që me çdo kusht ta kuptonin se çfarë po ndodhte në botën e modës, por, vendet e tilla ishin në dispozicion jo për të gjithë, por vetëm për gazetarë të caktuar. Lexuesve ju interesonte se kush do të dilte fitues prej atij manifestimi, por edhe ta shikojnë se kënd e kanë zgjedhur manekinet për përcjelljen e tyre dhe kreacionet e kujt ishin veshur. Pikërisht shkaku i përkrahjes mediave dhe për gjithë manifestimin, për të gjithë ishte në interes që të tregohen me kreacionet më të mira të veshjeve. Nëpër çantat e tyre po mbanin kontratat, të gatshme për t’jua ofruar manekineve, Të cilat do të shpalleshin më të mirat. Vetëm vendi i parë merrej parasysh, nominimet harroheshin shpejtë. Edhe pse, derisa para disa ditëve, ajo po digjej nga dëshira që pikërisht ajo ta fitojë atë titull, Laura në shpalljen e më të mirës kishte ardhur krejt e lehtësuar. Për të ishte krejt njëjtë, nëse shpallet manekinia më e mirë apo më e keqja. Që nga momenti kur ishte kthyer nga vila dhe ndarja me Redonin, për të më asgjë nuk kishte rëndësi. Laura ndihej disi e zbrazët dhe e pikëlluar, përderisa vuajtja ia kishte shkatërruar të gjitha pritjet e saj për të ardhmen. Mendonte se asgjë nuk mund t’i sillte më lumturinë, e më së paku një sukses profesional. Po ashtu mendonte se asgjë më nuk mundej ta pikëllonte më shumë, sepse kulmin e kishte arritur Redoni. 

(Kosova Sot)

21 orë e 46 minuta më parë