< “Shoku me hapi shtëpinë, por unë po flej me gruan e tij. E dashuroj, por ajo…” - Dashuri - Kosova Sot
“Shoku me hapi shtėpinė, por unė po flej me gruan e tij. E dashuroj, por ajo…”

“Shoku me hapi shtėpinė, por unė po flej me gruan e tij. E dashuroj, por ajo…”

Letra e djalit:

Gjatë muajve të fundit kam fjetur me pronaren e shtëpisë…e cila është bashkëshortja e shokut tim më të mirë. E dua, por nuk dua ta lëndoj atë ose të humbas miqësinë tonë, dhe unë jetoj me ta, kështu që është e ndërlikuar. Unë dhe shoku im jemi 30 vjeç. Gruaja e tij është 28 vjeçe dhe e mrekullueshme. U gëzova shumë kur nisëm të jetonim sëbashku. Unë u ndava nga e dashura ime afatgjatë vitin e kaluar dhe shoku im më tha se mund të shkoj në dhomën e tyre të lirë. Atij iu desh të largohej një javë në një trajnim pune dhe gruaja e tij shkoi të qëndrojë me nënën dhe babain e saj, por u kthye në shtëpi një natë para se shoku të kthehej. Pimë disa gota verë dhe u ulëm së bashku në divan duke parë një video. Para se të dija se çfarë po bëja, fillova ta puthja dhe ajo më puthi. Kuptova se kisha dashur ta bëja këtë gjë prej kohësh. Ne përfunduam në shtratin tim dhe bëra me të seksin më të mahnitshëm. Të nesërmën dola të prisja shokun, i cili e do marrëzisht të shoqen. Që atëherë ne përfundojmë në shtrat çdo herë që ai është jashtë shtëpie. Asaj i pëlqen seksi me mua dhe thotë se unë jam një dashnor i shkëlqyer. Është vetëm kënaqësi për të, mendoj, por unë kam rënë kokë e këmbë në dashuri me të. Mendoj se do të duhet të largohem nga shtëpia e tyre, por tani nuk kam mjaftueshëm para për një banesë. Nëse historia jonë zbulohet, do të humbas shokun.

DEIDRE thotë: Nga ajo që më thua, nuk besoj se ajo do të të zgjedhë ty. Kam frikë se je vetëm një kënaqësi për egon e saj.

Gjithçka do të zbulohet shumë shpejt nëse e vazhdoni këtë marrëdhënie të rrezikshme. Bashkëshorti nuk do ta falë kurrë atë. Madje as ty.

Shmangni të qenit vetëm në shtëpi me të dhe çdo mundësi për të bërë seks përsëri. Bëni vrap, not apo palestër, kështu që nuk do të jeni në shtëpi.

Dilni me të tjerë, kështu mund të gjeni një partnere që do të jetë vetëm për ju.

 (Kosova Sot)

12 orë e 19 minuta më parë