Shkodrani: Ish-e fejuara e shokut bën seks të paparë, dua ta…por më vjen turp

  • 13 November 2017 - 14:16
Shkodrani: Ish-e fejuara e shokut bën seks të paparë, dua ta…por më vjen turp

Një djalë e nisi si lojë seksin me ish-të fëjuarën e shokut të tij, por tani gjërat janë shndërruar në ndjenjë dashurie. Ai është në dilemë për fatin e lidhjes së tij. “E tha dhe Lorik Cana në intervistën e fundit: Kur ta do zemra, ta do vëlla!

Jam një 25-vjeçar nga Shkodra. Jam tip i hedhur dhe me femrat nuk më ka zgjatur më shumë se dy javë një lidhje.

Kam një shok, nuk po them të ngushtë, ama e kam shok bajagi.

Ai ka qenë i fëjuar vite më parë dhe është ndarë sepse nuk shkonin mirë.

Ish-të fejuarën e tij nuk e kisha njohur kur ata ishin bashkë, s’më kishte qëlluar, por e njoha në një rreth shoqëror.

Më tërhoqi direkt me thënë të drejtën, por në muhabet e sipër doli kush ishte.

Thashë më vetë: Jo, s’bëhet fjalë më u gërric me këtë.

Por pak rastësia e pak të dy që s’rrinim rehat na bëri të takoheshim disa herë rresht.

Derisa erdhi moment që nuk e mbajta dot pëlqimin për të. E putha një natë kur po e çoja në shtëpi, pasi kisha zbritur shoqet e tjera. Po atë natë bëmë seks të paparë në makinë.

Vajzë e zgjuar dhe pa komplekse e me një trup të hatashëm.

E nisëm si lojë në fshehtësi. Por duke bsieduar e ndejtur pas seksit, kuptova që ishte alamet vajze.

Si me shaka, por u bë kohë bashkë. Mendoj se është femra që dua. Edhe dua të fejohem me të.

Tani kam hall si do e marrë ai shoku. Edhe pse unë e njoha pasi ata ishin ndarë.

Por sado këtu në Shkodër mentaliteti s’të lë të bësh hajër.

Kam hall shokët e tjerë ç’do të thonë.

Njëherë një i njohuri im ngacmoi një ish-in tim dhe veç nga egoja e pata bërë për spital. Edhe pse doli që ai se dinte hiq që unë e kisha pasur atë femër.

Tani unë dua të fejohem me ish-të fejuarën e shokut tim dhe nuk di çfarë po bëj. Por atë femër e dua fort, idealja është për mua”, shkruan ai.

 (Kosova Sot)