“Gruaja ime bën seks prej 17 vitesh me dashnorin përballë shtëpisë sonë, sot ajo…” - Dashuri - Kosova Sot
“Gruaja ime bën seks prej 17 vitesh me dashnorin përballë shtëpisë sonë, sot ajo…”

“Gruaja ime bën seks prej 17 vitesh me dashnorin përballë shtëpisë sonë, sot ajo…”

Kontrollova telefonin e gruas sime disa javë më parë, por ajo që pashë më fundosi. Gjeta tek mesazhet nje tekst qe ajo e kishte derguar dhe shkruante: “Unë kam bere seks me ty dyfish se sa me personin qe jam e martuar”. U shkaterrova…

Ajo punon para shtëpisë në një hotel me pesë yje dhe ka vitesh aty. Ndonjëherë punon edhe gjatë natës dhe ka pasur mjaft raste kur unë e kam ndier se nuk eshte treguar e ndershme me mua.

E kam akuzuar nje here vjet për tradheti , por ajo e mohoi në mënyrë kategorike.

Pasi zbulova mesazhin ne telefon, u perballa me te fundjavën e kaluar. Këtë herë, ajo e pranoi se kishte një lidhje me vite të tëra. E per kete më fajësoi mua, duke thënë se nuk merrte dashurinë dhe vëmendjen që duhej në shtëpi.

Eshte e vertete. Jeta jonë seksuale ka qenë shume e keqe për një kohë te gjate.

Unë jam 39 vjeç dhe ajo është 37 vjeçe. Kemi prej 17 vjetesh të martuar.

E dija se kishim rënë në një rutinë, por nuk dyshoja për një tradheti të tillë e cila ka 13 vjet qe ka nisur. Ai është 41 vjeç dhe punon me gruan time.

Ajo me thotë se i dha fund marredhenieve seksuale me të dashurin e saj vitin e kaluar, por ai kishte qenë ne një periudhë të vështirë në shtëpi dhe ajo e ka ndihmuar duke i ndenjur ne krahe.

Ajo me thote se do ta provojë përsëri qe te shpetojme martesën tonë, pasi kemi dy fëmijë të mrekullueshem. E dua dhe dua edhe une ta shpetojme martesen tone, por nuk me shqiten nga mendja mendimet per gruan time qe ben seks me te dashurin.

Përgjigja e DEIDRE: Unë e kuptoj qe besimi juaj është krisur. Kjo nuk do të jetë e lehtë për ta rikthyer. Mendoj se do t’ju duhet të kerkoni ndihmë qe te perparoni.

Nëse mund të reflektoheni për martesën tuaj dhe të merrni një pjesë të përgjegjësisë për atë që gaboi, kjo mund të ndihmojë shumë. Por nuk do të thotë që ju duhet të falni tradhetine e saj. Por ju të dy duhet të provoni më të mirën tuaj.

(Kosova Sot)

18 orë e 24 minuta më parë
22/07/18