GJËRAT QË I BËJNË MESHKUJT TË PASIGURT - Dashuri - Kosova Sot
GJËRAT QË I BËJNË MESHKUJT TË PASIGURT

GJËRAT QË I BËJNË MESHKUJT TË PASIGURT

GJITHMONË I KRITIKON MOTIVET TUAJA

Kur i thua se e dashuron, ose nuk të beson ose kërkon t'ia shpjegoni përse. Mashkulli i pasigurt dëshiron dëshmi edhe nëse dëshminë e ka marrë më parë.

ËSHTË XHELOZ PËR TË GJITHË NJERËZIT NË RRETHIN TUAJ

Qofshin shoqet tuaja në pyetje me të cilat nganjëherë dëshiron t'i takosh, familja apo kolegët nga puna, mashkulli i pasigurt gjithmonë për secilin person e sheh si kërcënim.

ËSHTË POSESIV

Krahas xhelozisë dhe pasigurisë, pothuajse gjithmonë vjen posesiviteti. Pa marrë parasysh se sa shumë ia bëni me dije se nuk ka nevojë për asnjërën, mashkulli i pasigurt thjeshtë nuk i ndjen si ndihmë.

AGRESIV DHE I PAPARASHIKUESHËM

Kur mendon se të humbet ose se ka arsye për xhelozi, mashkulli i pasigurt humb kontrollin dhe bën gjëra që i bie pishman kur të qetësohet. Leximi i porosive në telefon dhe akuzat që nuk kanë lidhje me realitetin janë vetëm fillimi.

(Kosova Sot) 

18 orë e 54 minuta më parë
19/06/18