Ngjarje e vërtetë: Donte ta blinte dashurinë TIME ME PARA (6)

  • 10 January 2018 - 12:54
Ngjarje e vërtetë: Donte ta blinte dashurinë TIME ME PARA (6)

Por, idili nuk zgjati shumë. Pas një ndeje, ai ma tërhoqi vërejtjen se i kisha kushtuar rëndësi tepër të madhe një të njohuri të tij. edhe pse nuk më kujtohej as si e kishte emrin ai njeri, Naimi insistonte që deri në detaje t'i tregoja çka kishim biseduar. Dhe, meqë nga dita në ditë tregimi i tij ishte gjithnjë më dramatik. Në fund më tha se i kisha buzëqeshur dhe iu kisha vardisur një orë të tërë. - Çka d.m.th. krejt kjo? Ndoshta kam pirë ndonjë gotë më shumë, por me askënd nuk kam biseduar një orë të tërë. E ai mashkulli, për të cilin ti e ke fjalën, aspak nuk më pëlqeu. Nuk më kujtohet as si e kishte emrin - iu përgjigjur. - Do të t'i jap të gjitha, por nuk do të lejoj që të më bësh budalla. As ty, as ndokujt tjetër - ma bëri me gisht para hundës. - Mendoj se je duke e bërë mizën buall. Pse do të të bëja budalla? - Nuk dua të bisedoj rreth kësaj, por vërejtjen time merre seriozisht. Nëse kjo përsëritet edhe një herë, atëherë do t'i mbledhësh plaçkat tua dhe do të kthehesh nga ku ke ardhur - më tronditi. Meshkujt dinë gjithsesi të reagojnë kur ndihen të rrezikuar. Por, gjithç- ka i ka kufijtë e vet, e edhe kjo arrogancë e tij, mendova unë. - Mund të shkoj menjëherë - ia ktheva me të njëjtën masë. Çiftet normale pas kësaj do të grindeshin seriozisht. Gjëja e fundit që prisja ishte që Naimi të më binte në gjunjë dhe të mi përqafonte këmbët. Me zërin në vaj më tha se më lehtë do ta kishte sikur ta vrisja, sesa ta lija. - Mos shko! Nuk mund të jetoj pa ty! - tha ai. - Naim, qetësohu. Mendoja se me këtë xhelozi të marrë doje të ma bëje me dije se sa më doje - belbë- zova unë. Meqë ai nuk pushonte së qari, u përkula edhe unë afër tij dhe e përqafova. - Nuk jam duke shkuar asgjëkund. Ti e di sa të dua. Tërë botën do ta ktheja përmbys, vetëm që unë dhe ti të jemi të lumtur - fillova ta qetë- soja.- Më premto se nuk do të më lësh kurrë - dëneste ai. - Të premtoj - i thash dhe ndjeva njëfarë ndrojtje. Pasi që përsëri ma "dhuroi" një skenë të ngjashme, në vetvete numërova deri në dhjetë. Por, sjellja e tij bëhej gjithnjë e më bizare. Më kritikonte për çdo imtësi, më thoshte se ushtroja në palestër vetëm pse doja t'i pëlqeja ndokujt. Më nuk i pëlqenin as fustanet që mi kishte blerë vet. I konsideronte ata tepër provokues dhe më ofendonte duke më thënë se, me fustane të tilla, dukesha si vajzë e përdalë. Viti i parë i jetës sonë të përbashkët ishte e mbushur me arsyetimet e mia dhe me shpjegimin e budallallëqeve, me të cilat merrej Naimi. Meqë më as kafet me motrën nuk kalonin pa grindje dhe xhelozi, kuptova se nja ai nuk mund të prisja asnjë të mirë. edhe ashtu më asgjë nuk më lidjte me të. shtëpia, pishina, rrobat e shtrenjta, të gjitha mrekullitë e mundshme sikur të bëheshin bashkë, nuk do të mund të ma kompensonin dashurinë. Me këdo që bisedoja për të bëhej i dyshimtë. (vijon) 

(Kosova Sot)