I dërgova gruas time tekste erotike,derisa vjehrra im...+18 - Dashuri - Kosova Sot
I dėrgova gruas time tekste erotike,derisa vjehrra im...+18

I dėrgova gruas time tekste erotike,derisa vjehrra im...+18

Mund të ndihet si një cënim i plotë i privatësisë nëse dikush lexon mesazhet në telefonin tuaj.

Një përdorues i Reddit ka zbuluar se si ai mori hak ndaj vjehrrës së tij të zhurmshme me një shaka spektakolare.

Përdoruesi i Reddit pranoi se nëna e gruas së tij është “shumë kurioze”, por ky ves i saj e acaron dhëndrin.

Ai pranoi: “Nëse gruaja ime lë telefonin e saj të pranë së ëmës, ajo thjesht e merr dhe nis dhe e kontrollon. Gruaja ime qesh me këtë fakt, pasi e ëma e kontrollonte që kur ishte fëmijë.

Por mua nuk më pëlqen kjo gjë, sepse gruaja ime dhe unë ndonjëherë shkruajmë për gjëra që thjesht nuk përfshijnë nënën e saj dhe nuk janë hiq puna e vjehrrës”.

Duke dashur ta ndalonte një herë e përgjithmonë vjehrrën nga kontrolli i telefonit të gruas së tij, burri vendosi të merrte masa drastike.

Për ta bërë të vjehrrën e tij të mos i shihte më SMS, ai dërgoi disa mesazhe shumë pikante.

Ai shpjegoi: “E pashë gruan që la telefonin në kuzhinë dhe më erdhi një ide e shkëlqyer.

Nëna e saj ishte ende në kuzhinë dhe i dërgova gruas time tekste erotike, për të gjitha gjërat që unë do t’i bëja asaj kur të gjithë të largoheshin.

(Sinqerisht shumica e tyre janë gjëra që nuk i kemi bërë :)”.

“Kur dola në kuzhinë, vjehrra absolutisht nuk po guxonte as të më shikonte në sy…Prej asaj dite vjehrra nuk e prek më celularin e gruas time”, shton ai.

“Ndoshta kjo ishte dhurata më e mirë këtë Krishtlindje”, vijon ai rrëfimin.

(Kosova Sot)

7 orë e 9 minuta më parë
20/02/18