Burrat ta “lypin” me fjalë, por ja si e bëjnë gratë… - Dashuri - Kosova Sot
Burrat ta “lypin” me fjalë, por ja si e bëjnë gratë…

Burrat ta “lypin” me fjalë, por ja si e bëjnë gratë…

Zakonisht janë burrat ata që nuk presin dot për…. por mesa duket kohët kanë ndryshuar dhe të kërkosh ‘marrëdhënie” edhe pse me pak stil nuk është më tabu për femrat.
Megjithatë duhet pranuar se kur një femër kërkon marrëdhënie, është si të bësh një test, duhet të kesh vëmendjen e të tregohesh i zgjuar.

Pra je në një lidhje dhe gjërat po ecin mirë, jeni takuar më shumë se dy herë, shkruani mesazhe me njëri tjetrin dhe ndiheni mirë.

Me pak fjalë jeni gati për hapin e radhës.

Por gratë janë të paparashikueshme dhe mund t’jua luajnë lojën në momentin kur nuk jua pret mendja burrave.

Kështu që të përgatiteni, këtu janë disa nga gjestet, shikimet apo veprimet që tregojnë se gruaja po ‘të luan lojën’, thënë më thjesht, po të kërkon marrëdhënie seksuale.

Ndodheni në lokal dhe ajo fillon të flasë, pas bisedave për punë apo për gjera të përditshme, ajo do e sjell muhabetin tek seksualiteti.

Do të tregojë se çfarë të brendshmesh ka veshur ose do përdorë mënyrën tjetër duke thënë se ka nevojë për një masazh ose për pak përkëdhelje.

Ajo do sillet si një kotele që ka nevojë për ledhatime.

Gjestet e tjera janë prekja e flokëve, buzëqeshja dhe fokusimi tek buzët.

Doktor Lexx Brown-James specialist për sjelljet seksuale shton se mashkulli nuk duhet të skuqet, apo të bëjë gjeste që tregon se është në siklet, por duhet të angazhohet në lojën seksuale.

‘Shikoje në sy dhe buzëqesh, por edhe serioziteti apo ndonjë prekje në mjekër i aprovon asaj dëshirën. Më e rëndësishmja është të flasë ajo e ti ta aprovosh.

Ajo do të të ngulë sytë dhe do mundohet të futet thellë mendjes tënde, meshkujt vihen pak në siklet në këto raste por nëse e kalon testin gjithçka do shkojë për mrekulli.

Ajo do fillojë të lëvizë apo të shikojë pjesë të trupit të saj, do ndryshojë pozicion, mund të prekë qafën apo të ledhatojë krahë, mund të ndryshojë tonalitetin e zërit, gjë që tregon se mashkulli duhet të afrohet paksa.

Bebet e syve do të zmadhohen dhe duke qenë përballë saj, ai do e kuptojë, edhe pse duhet të rezistojnë e të mos nxitojnë.Ajo do të të afrohet më shumë, do të shikojë me vëmendje dhe mundohet që mesazhin ta japë me sy.

Nëse je i zoti, duhet ta kuptosh e më pas duhet ta ftosh të ikni diku, por mos e përmendni fjalën hotel apo shtëpi, deri sa të largoheni nga aty.

Por kujdes, ka të bëjë shumë mënyra se si e kërkoni të largoheni nga aty..

Magjia e saj mund të prishet menjëherë ashtu si humori, dhe në fund secili nga ju do përfundojë në shtëpi.

Por nëse nuk ndodh kjo atëherë të dy do keni një plan…një destinacion.

(Kosova Sot)

18 orë e 5 minuta më parë
15/08/18