Çfarë kërkojnë më së shumti meshkujt dhe femrat në sajtet pornografike sipas të dhënave më të reja? - Dashuri - Kosova Sot
Ēfarė kėrkojnė mė sė shumti meshkujt dhe femrat nė sajtet pornografike sipas tė dhėnave mė tė reja?

Ēfarė kėrkojnė mė sė shumti meshkujt dhe femrat nė sajtet pornografike sipas tė dhėnave mė tė reja?

Dy sajte më të mëdha pornografike kanë zbuluar faktin befasues që gjithnjë e më shumë femra kënaqen duke shikuar filma pornografikë dhe me përqindje ia kalojnë meshkujve.

Pornhub dhe xHamster kanë publikuar statistikat e tyre për vitin e kaluar dhe kanë zbuluar që 359 për qind më shumë dama i vizitojnë se sa në vitin 2016. Sipas të dhënave të cilat i ka në dispozicion Pornhub, ky sajt ka pasur 24,7 miliardë kërkesa gjatë vitit të kaluar, ndërkaq më të popullarizuarat në kërkesa kanë qenë “filmat pornografikë për femra”.

Vizita më e shpeshtë e vitit të kaluar ka qenë sajti ‘Rick and Morty’, që ka të bëjë me filmat  e animuar të fantazisë shkencore, sajt i cili ndjek aventurat e shkencëtarit cinik dhe të nipit të tij.

Për shkak të fascinimit me spinerë edhe ata gjenden në vetë majën e listës, ka thënë zëdhënësi i sajtit dhe ka shtuar që aty gjenden edhe filmat e animuar japonezë si edhe tifozët.

Xhamster ka statistikë tjetër. Sipas të dhënave të këtij sajti, në kërkime meshkujt më së shpeshti kanë klikuar “nëna”, ndërkaq femrat kanë kërkuar “babai”.

Terapeutja seksuale, mjekja Lori Betito shpjegon që shumica e vizitave të femrave në sajte pornografike tregon fuqizimin e tyre dhe guximin që të shikojnë filma të dedikuar për meshkujt.

Kjo vetëm paralajmëron gjërat të cilat do të pasojnë. E gjithë kjo tregon që femrat e gjithë botës fuqizohen si edhe vetëbesimin dhe guximin e tyre që të hulumtojnë disa aspekte të reja të jetës. Kjo përfshin edhe përmbajtjen të cilën ato do të donin të shihnin në dhomat e tyre të gjumit, thotë Betito. 

(Kosova Sot)

6 orë e 30 minuta më parë
25/02/18