Roman dashurie: Triumfi i dashurisë (64) - Dashuri - Kosova Sot
Roman dashurie: Triumfi i dashurisë (64)

Roman dashurie: Triumfi i dashurisë (64)

të vije të më shihje. Ajo u kthye në kolltuk, por nuk e tha asnjë fjalë. - A je e shurdhër, a memece? Apo shurdhmemece? - As njërën, e as tjetrën. Vetëm jam e hutuar nga sjellja jote. - E hutuar? A nuk të ka treguar Çuni se jam i tmerrshëm dhe se me mua është vështirë të bisedohet? Mesa më kujtohet, ai sot më tha se ta ka tërhequr vërejtjen për të metat e mia. - Po, ma ka tërhequr vërejtjen. Por, megjithatë mendoja se ishte duke e tepruar. Tani po shoh se ai, në fakt, të ka treguar më të mirë sesa që je. Miloti sërish qeshi nga zemra. Sikur ta argëtonin fjalët e saj. - Si duket, ai është i prirë t'i "zbutë" gjërat. Ja, psh, ai ka përdorë "zbutjen" edhe kur më tregoi se sa e bukur je. Komplimenti i papritur, i shoqëruar me një shikim të pacipë, bëri që Anitës t'i skuqeshin faqet. Ky burrë i paedukatë ishte tepër i pashëm, i tërë trupi i saj reagonte ndaj tij edhe pse arsyeja kundërshtonte mendimet që i vinin në kokë. - Më trego ti, sinqerisht. Çka je duke bërë me vëllain tim? - Si po mendon? - E di ti mirë si po mendoj. Nuk ta bëra pyetjen që të më tregosh çka bëni kur jeni vetëm, apo si bëni seks, por pse tani je kaq e afërt me të. Mesa jam i informuar rreth historisë së "dashurisë" tuaj, para të shtënave lidhja juaj nuk ka pasur asgjë më tepër se seksi. Për një moment Anita u ndie e zemëruar me Çunin, që këtij njeriu i kishte treguar hollësi të tilla, por më pas kuptoi se ata dy ishin megjithatë vëllezër dhe se ishte normale që ata të bënin biseda të tilla. - Kjo që ndodhi, na lidhi më shumë. Pamë se, kjo midis nesh nuk ishte vetëm seks. Ndoshta që të dy ne e përmendnim këtë arsyetim, meqë nuk donim të lidheshim... - Blla, blla, blla... Ajo hetoi se ishte duke iu sosur durimi nga komentet dhe reagimet e tij. - Çka dmth kjo? - Dmth se je duke thënë broçkulla dhe se nuk je e sinqertë. - Si mund ta dish këtë? - Mundem. m- Po, ti i di të gjitha. Sikur të kishe qenë i pranishëm sa herë që unë dhe Çuni kemi qenë bashkë! - Nuk më është dashur të jem. E njoh shumë mirë psikologjinë e femrës. - Shihe, ti! m- Po, kam pasur shumë prej juve, ju njoh si paren e kuqe. Nuk jeni ju aq të komplikuara sikur që thuhet në libra. mTani Anitës iu prek edhe krenaria. - Ke pasur shumë prej tyre, jo prej neve, sepse mua nuk më ke pasur. - Por, po të dua, mund të të kem. Ai përsëri ia hodhi atë shikimin e pacipë, sikur ta zhvishte vetëm duke e shikuar. Edhe pse me gjithë qejf do të zhvishej para tij dhe do t'i hidhej në përqafim, ajo i tha: - Vazhdo të shohësh ëndrra! (vijon)

(Kosova Sot)

10 orë e 35 minuta më parë
24/06/18