Premtoi seks oral për votën 'jo', në zgjedhjet e radhës i bllokohet Instagrami - Dashuri - Kosova Sot
Premtoi seks oral për votën

Premtoi seks oral për votën 'jo', në zgjedhjet e radhës i bllokohet Instagrami

Një modele italiane thotë se llogaria e saj në Istagram është pezulluar nga frika se mund të ndikojë në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.

Në referendumin e shkuar të iniciuar nga ish-kryeministri Matteo Renzi, ajo tha se do të zhvillonte një turne për të kryer seks oral, ndërsa votuesit i thoshin "jo" referendumit. Referendumi i Renzit dështoi.

"Unë isha duke shfletuar Instagram tim normalisht kur papritmas ekrani u zhduk," tha modelja 28-vjeçare dhe aktorja Paola Saulino.

"Isha shumë e habitur", tha Paola, duke shtuar se kurrë nuk e kishte shkelur politikën dhe udhëzimet e platformës me postimet e saj sugjestive, të cilat ndiqen nga më shumë se 400,000 njerëz.

"Dikush vendosi që unë mund të ndikoj në opinionin publik në këtë kohë," citohet nga mediat italiane.

Paola bëri bujë në vitin 2016, pasi premtoi se do të shpërblente të gjithë ata që do të votonin kundër referendumit për ndryshimin e Kushtetutës në Itali.

"Fushata ime nuk ishte e orientuar politikisht," shpjegon.

"Kam krijuar 'Pompa Tour' [Oral Tour] si një akt të deklarimit të mendimit tim për referendumin dhe për të sjellë më shumë vëmendje për këtë çështje. Në thelb isha kundër reformës kushtetuese që ata propozuan. "

Kështu, rreth 19 milionë votues italianë - 59 për qind - që përfundimisht hodhën votën e tyre referendumit për të ndryshuar fuqitë e parlamentit italiane, duke bërë që Paola ndryshe nga politikanët, të 'mbante' premtimin e saj. Të paktën kështu pretendon...

Ajo thotë se ka realizuar premtimin e saj tek të paktën 700 burra. Megjithatë, italianja duhej ta ndalte turneun e saj pasi ajo thuhet se u kafshua në fytyrë nga një qen i shokut.

Me zgjedhjet e përgjithshme të tanishme, Paola i kërkoi bashkatdhetarëve të saj "të votojnë me zemrat e tyre dhe kushdo që do të fitojë mund të punojë për të krijuar një botë më të mirë për të gjithë ne, për fëmijët tanë dhe të rinjtë".

(Kosova Sot)

16 orë e 28 minuta më parë
19/06/18