I dërgon shefes gabimisht mesazh “pervers”, për shkak të përmbajtjes u detyrua të la punën
Kur pranoi një mesazh nga një numër i panjohur, një djalë i ri vendosi t’ia rikthen në mënyrën më të keqe të mundshme, por për këtë veprim u pendua keq.
Cory Hrobowski kishte pranuar një mesazh nga një numër i panjohur, dhe pa u menduar dy herë ia ktheu mesazhin duke menduar se bëhej fjalë për ndonjë femër me të cilën kishte pasur lidhje intime
Ndërkaq, Cory në përgjigjen e tij kishte shkruar: “Pikë së pari, ti nuk mund të më detyrosh asgjë të bëjë. E dyta, nuk më kujtohet që kam lënë ndonjë takim”.
Por, shpejt e kuptoi se kishte gabuar, pasi bëhej fjalë për shefen e tij të re e cila i kishte shkruar: “Jam Maribeli, shefja jote, ky është numri im i ri”.
Pasi e kuptoi se kush ishte nuk i kishte kthyer më përgjigje, edhe pse ajo ia kishte bërë me dije se po i shkruan të diskutojnë për kushtet e punës.
Megjithatë, ky postim i tij është bërë aq i popullarizuar sa që ka marrë mbi 80 mijë pëlqime dhe është detyruar ta lë punën.
(Kosova Sot)