Si u dashurova në ty (34)

  • 20 October 2018 - 17:52
Si u dashurova në ty (34)

Sytë e babait tim takuan sytë e mi në retrovizor. "A dëshiron të lëshoj pak muzikë"? Ia bëra me kokë, por nuk po mund të gjeja zërin për të folur. Ai shikoi larg dhe më pas vazhdoi të voziste. Nëna ime ishte kthyer dhe po më shikonte nga ulësja e saj, e hapi gojën për të më thënë diçka. "Mos, Rachel", i tha babai duke ia prekur dorën. "Vetëm lëre të rri ashtu si është". Unë përsëri takova në retrovizor shikimin dhe sytë e babait tim, provova të shpreh mirënjohjen time në qetësi, me sytë e babait. Shiu po binte. Ngadalë, pika të holla ende po binin, në ajrin e ngrohtë. Nuk ishte asgjë në krahasim me stuhinë që e kishte grabitur Kyle. Retë e shpeshta, të hirta, ishin lart në qiell dhe ishin si një tavan i plasaritur. Çimentoja ishte lagur, edhe bari po shkëlqente, ndërsa që disa qen endacakë ishin nëpër trotuare. Në dorë kisha një copë letre, që tashmë e kisha ruajtur në dorë. E kam lexuar dhe e kam ri-lexuar sa e sa herë me radhë. Pamja, një dhomë e vogël me shumë njerëz. Unë po qëndroja pranë arkivolit, duke refuzuar ta shikoja. Po i shikoja fotot tona së bashku, dhe kisha shpresuar se do të ishim që të dy të lumtur, ashtu si në foto. Dhuroheshin fjalë, ngushëllime të zbrazëta. Duar të shumta po shtrëngonin duart e mia, buzët po m'i puthnin faqet. Miq të shumtë, kushërinj. Becca po më përqafonte mua. Jason po qëndronte para meje, nuk po fliste, nuk po më përqafonte, qetësia ishte oferta më e mirë që ai mundej të ma dhuronte në ato momente. Më pas, oh Zot…Zr. dhe Znj. Calloway, po qëndronin pikërisht para meje. Ata ishin këtu që një kohë, por nuk i kisha vërejtur. Nuk po mund t'i shikoja në sy. Por, tani ata ishin këtu, e po i shtrëngonin duart me shumë njerëz, e unë po i shikoja në sy, që ishin të njëjtë sikurse të Kyle, sytë e tyre po më kërkonin mua. Unë thashë pak rreth asaj që kishte ndodhur. Kishte një stuhi, një lis ra. Kyle më shpëtoi. Asgjë për propozimin, unazën në gishtin tim, gishtin e gabuar. Asgjë nuk fola për faktin se kishim debatuar. Që ndoshta unë duhej të kisha vdekur. Sikur ta kisha bërë këtë…Zot, sa shumë ndryshime, djali i tyre edhe më tutje do të ishte gjallë. Asgjë për vdekjen e djalit të tyre për fajin tim. Sikur të kisha thënë po, ai edhe më tutje do të ishte gjallë. Do të shkonim në dhomën e gjumit. Të bënim dashuri. Lisi do të rrëzohej mbi shtëpi, por jo pranë nesh. Ua kisha ngulitur sytë dhe po provoja të gjeja fjalë. "Më vjen shumë keq". Ishte kjo krejt çfarë mund të thosha, madje mezi po mund të dëgjoheshin fjalët e mia. "Oh Nell…edhe mua më vjen keq". Znj. Calloway vrapo në përqafim dhe më vendosi duart në shpinë. Unë isha shtangur, kontakti fizik ishte i tepërt. Më duhej të merrja ajër përmes hundës, ndërsa që goja ime ishte mbuluar nga flokët e saj të zeza. Nuk po mund të ndieja. Po thyhesha. Nuk mendoj se ajo do ta kuptonte këtë, që po i lutesha të ma falte se ia kisha vrarë djalin. Por këto ishin fjalët që mund t'ia thosha vetes time. Nuk e di si u larguar, me gjasë bashkëshorti i saj e ka tërhequr. Njerëzit vinin dhe shkonin, shumë fjalë. Shumë fytyra po kalonin para meje. Shtangesha kohë pas kohe, thosha disa gjëra. Vetëm i thosha për faktin që ta dinë se edhe unë jam e gjallë. Unë merrja frymë. Gjaku im ishte grumbulluar në një rreth. Por, në fakt unë kisha vdekur, së bashku me Kyle-n. Babai erdhi nga anash, më përqafoi. "Është momenti, Nell". (vijon)

(Kosova Sot)