“Kam 15 vjet martuar dhe kam 2 fëmijë, burri më tradhton me motrën time”! Si t’ia bëj?

  • 23 October 2018 - 13:38
“Kam 15 vjet martuar dhe kam 2 fëmijë, burri më tradhton me motrën time”! Si t’ia bëj?

Ajo që më tronditi më shumë në këtë histori nuk është fakti që burri dhe motra juaj kanë një marrëdhënie, sepse, sado e shëmtuar që është, bëhet fjalë për një formë marrëdhënieje që nuk je as e para dhe as e fundit që e përjeton. Mua më trondit qëndrimi yt dhe shkalla e ulët e vetëvlerësimit. Nëse ata të dy tashmë janë bashkë, ti përse rri në mes të tyre? Ti përse nuk ke kurajën të ikësh? Le të jetë burri yt me celebrim, babai i fëmijëve të tu, por ai realisht nuk është më burri yt. Atëherë, nëse ai nuk ka kurajën apo kështu i leverdis më shumë, sepse ndihet më i eksituar, ç’të pengon ty të largohesh? Mos u justifiko me arsyen ekonomike apo se çfarë do mendojnë fëmijët apo të tjerët, ti duhet të mendosh për veten tënde dhe duhet të bësh zgjidhjen më të mirë për veten tënde, sepse kështu do të bësh zgjidhjen më të mirë për fëmijët e tu.

Ti je modeli i tyre për femrën, pavarësisht se çfarë fëmijësh ke, djem apo vajza. Ti duhet t’u tregosh që në radhë të parë je një njeri që ke shumë respekt për veten dhe kur nuk të duan ti nuk ke nevojë të të largojnë, të të japin urdhër apo leje të tjerët. Ti largohesh vetë, sepse nuk e ke veten tepër. Këtë gjë do t’ua tregosh edhe fëmijëve. Në jetë ndodh edhe kështu, që burri mund të dashurohet me motrën e gruas apo e kundërta, por kjo nuk do të thotë që një palë të jenë humbëse dhe një palë t’i ketë të tëra.

Image

 

 

 

(Kosova Sot)