Si ta bëni secilin mashkull për vete?

  • 30 November 2015 - 08:53
Si ta bëni secilin mashkull për vete?

Dilni në shoqëri me femra

Çfarë duhet bërë për ti tërhequr meshkujt si magnet? Meshkujt i intrigon shoqëria ku ndodheni, pavaresisht jeni, në ndonjë bar apo parti. Ju bëheni më të dëshirueshme kur një mashkull ju sheh me njerëz të tjerë në praninë tuaj. Sipas një studimi të bërë, është zbuluar se njerëzit në grupe duken më tërheqës se të njejtit njerëz kur janë vet. Kur ai sheh një femër të rrethuar me shumë miq, e tërheq prania e saj dhe dëshiron ti afrohet.

Kanalizoni anën tuaj të komunikimit

Në vend se të prisni për mashkullin ideal që të kontaktoni, është mirë që të socializoheni me sa më shumë njerëz që të mundeni, Përshëndetni sa më shumë njerëz që është e mundur në 10 minutat e para, në mënyrë që pas një ore, të gjithë ata njerëz të mendojnë se ju jeni personi më i arritshëm në ambientin ku ndodheni. Mendoni rreth kësaj: kur një mashkull dëshiron të flirtojë me dikë, a do ketë tërheqje më shumë me ndonjë femër që ka shkëmbyer fjalë apo me ndonjë që fare nuk është sozializuar?

Dini si të lidheni vërtetë

Bëni pyetje emocionale në vend të atyre logjike, si psh. “çfarë ju pëlqen më shumë nga të qenurit inxhinier?”, në vend të “Sa kohë keni që e bëni këtë punë?”. Askujt nuk i intereson të dëgjojë fakte rutinore për një person tjetër në fillim të kontaktit . Ajo që na intereson është lidhja që ne krijojmë.

Të qenurit e veçantë

Pjesë e sekretit është edhe të qenurit e mistershme apo përplot befasira. Kur ndokush ka hobi dhe interese të ndryshme që ia bashkangjet me përvoja mbresëlënëse, kjo paraqet një tërheqje të vërtetë kundrejt tyre, kjo është seksi dhe intriguese.