Roman dashurie:Si u dashurova në ty (20)

  • E.K /
  • 07 August 2021 - 14:42
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (20)

Kështu vetëm se lëkura do të jetë më e thellë. Shënimi apo porosia ishte nën jastëkun tim. Unë e shpalosa atë dhe ia ngula sytë. …Dhe tani ne jemi duke mësuar si të biem në dashuri përsëri. Nuk e kam problem se çfarë thonë të tjerët. Unë të dua. Gjithmonë do të dashuroj, pa marrë parasysh se çfarë ndodh me neve në të ardhmen. Unë e pashë një njollë ku loti im kishte rënë, duke lënë gjurmë në ngjyrën e kaltër të stilolapsit. Një pikë tjetër u përplas në letër, vetëm në një skaj të letrës. E lejova që të depërtojë tutje. Në një hapësirë, ku theksohej shkronja Y, atu ra loti dhe ky lot paska e turbulloi ngjyrën e stilolapsit.

Eventualisht, rrjedhja e ngadaltë disi më dobësoi dhe më kishte zënë gjumi, e unë po ëndërroja për sytë e kaltër dhe ata me ngjyrë kafeje, të një fantazmës përskaj meje, duke më dashuruar, dhe një njeri nga mishi dhe gjaku që ishte aty në verandë, duke pirë uiski, duke lozur në kitarën e tij si dhe duke kujtuar puthjet që nuk po ndaleshin. Në këtë ëndërr, ai po habitej se çfarë do të thotë kjo dhe çfarë kuptimi kishte. Ai depërtoi në dhomën time dhe m puthi përsëri. Unë u zgjova nga ëndrra dhe po e shkundja kokën time me ndjenjën fajit.

KAPITULLI I GJASHTË

6: Pas dy viteve: Unë jam ulur në park, në një cep të "Central Park", duke bërë muzikë për qëllime vullnetare. Kjo ka të bëjë me lënien e muzikës që të rrjedhë, në gjakun tim dhe në kitarën time, duke lejuar që të depërtojë përmes akordeve të vokalit tim. Unë jam duke e përshtatur një varg, duke menduar se si do ta përshtati edhe një këngë tjetër. Koka ime është ulur poshtë, duke kënduar për fushën e përsosur. Po filloj me: "I and Love and You", nga Avett Brothers. Kjo është një këngë që gjithmonë ka ditur si ta tërheqë masën afër. Është një këngë më shumë se sa vetja ime, me të vërtetë po.

Është një pjesë apo një këngë kaq brilante e muzikës. Kaq shumë gjëra me domethënie në tekst. Shikoj lart pas rreshtit të parë dhe e skanoj trotuarin përballë meje. Një njeri i vjetër e kisha përballë meje, i veshur me kostume të shtrenjta dhe një telefon e kishte në vesh, ndërsa edhe një tjetër telefon e kishte ngjitur në rripin e tij të shtrenjtë. Një grua e re me flokë të zezë ishte me të , e flokët i kishte të rregulluara në një bishtalec të shprishur, një djalë e kishin për dorë. Dhe ajo. Nell-i. Do të mund të shkruaja një këngë dhe emri i saj do të jetë muzika. Do të mund ta këndoja, do ta shtrëngoja kitarën e trupi i saj do të jetë melodia. Ajo po qëndronte prapa pjesës tjetër të turmës, ndara ajo po dallohej, me një çantë dore të vendosur n krahun e saj, me një fustan të gjelbër të çeltë deri në gjunjë që ia kishte theksuar fort linjat e trupit. Kishte një lëkurë me çehre të bardhë si mëndafshi, pa asnjë mangësi të vetme. Unë nuk jam një i shenjtë. Unë kam pasur edhe disa femra deri në atë moment, por, ato disi nuk kanë mjaftuar për mua, nuk ishin mjaftueshëm për mua. Kurrë nuk ishin ajo e duhura.

(Kosova Sot Online)