Ngjarje e vërtetë: A mund të të vardisem? (1)

  • E.K /
  • 07 June 2022 - 15:51
Ngjarje e vërtetë: A mund të të vardisem? (1)

"Jo, sigurt. Shko qetë në shtëpi. Kam vetëm dhe një marrëveshje me një klient të ri". Darlene ka marrë çantën dhe kishte shikuar dokumentet në tavolinë. "Kam menduar se nuk do të marrësh më klient të rinj? E kjo nuk do ta paguajë as çmimin e zakonshëm, së paku jo në fillim". "Përkundër kësaj, më intereson kjo punë", tha Claire. "Mund të mburremi me veshjet tona në televizor, fundi fundit, ajo grua është yll. Ah, edhe diçka, javën tjetër nuk ke pse vjen çdo ditë kur Gary të vjen te ti në vizitë". Darlene bëri me dorë. "Nëna dhe babai po ashtu mund të brengosen për atë që bëj. Çfarë bën për vikend"? "Me siguri do të filloj të kërkoj veshje për gazetarin tonë", tha Darlene. "A je dëgjuar tashmë me Marcomun", peyti.

Claire bëri me kokë. "Më ka thirr nga Hong Kongu dhe ishte mahnitur me porcelanet që kishte blerë. Iris i kishte ndihmuar gjatë zgjedhjes dhe gjithçka ishte e gatshme për hapjen e galerisë. Sikurse edhe Marc-u, ajo gjithmonë ishte në kërkim të investimeve që paguhen ata janë ekip i mirë". "Kur ende isha në kolegj, një verë me babi dhe nënë isha në Hong Kong", fliste Darlene. "Atje është parajsë për blerje, e panorama e natës të lë pa frymë". "Marc thoshte të njëjtën", u përgjigj Claire. "Ndoshta edhe unë do të kam rastin ta vizitoj Hong Kongun dhe vendet e tjera interesante. Nga Marc kam dëgjuar shumë tregime interesante për Lindjen e Largët, sa që dëshiroj t'i prek nga afër". "Përse nuk ke shkuar me të? Nuk ke pasur pushim që nga hapja e firmës". "Nuk mundem që për momentin të gropoj", tha Claire. "Ke mundur të marrësh disa ditë të lira. Por kjo është punë jotja. Nëse të nevojitem, sonte jam në shtëpi". "Nuk është e nevojshme. Përkujdesu për nipin dhe pusho. Shihemi javës tjetër".

Kur Darlene ishte hedhur punës dhe kishte hapur hartën në tavolinë, gazetaren e re e konsideronte interesante. Atë punë e kishte marrë për të mos menduar për Marc-un dhe Lynn-in? Kishte menduar për ishullin e Marc-ut. Zoti im, sa kishte dëshirë që të jetë vet me Marc-un në atë ishull. Sikur Marc-u ta puthte përsëri ... Kishte larguar mendjen prej tij dhe ishte përqendruar në punë. Kishte shikuar aplikacionin e mbushur javën e kaluar nga Gale Monroe. Porsa kishte përfunduar shkollën e gazetarisë dhe kishte gjetur punë në televizion. Edhe pse, kamera zakonisht tregon kokën e saj dhe pjesën e poshtme të trupit.

Claire pikërisht kishte menduar në sytë e bukur të femrës së re dhe kishte përshkruar disa gjëra rreth syve të kaltër kur kishte cingëruar zilja në derë. Ah, tash idetë e saj i kishte diskutuar me klienten. "'Në rregull", tha Claire pak më vonë kur të dy femrat ishin ulur në kauç përpara tavolinës prej xhamit të mbushur plot me letra. "Pa bizhuteri të tepërt sepse nganjëherë duhet të përkuleni përpara. Apo jo"? Gale ia ofroi një buzëqeshje. "Saktë, e duhet të mendoj se televizioni t'i shton edhe 5 kilogramë, kështu që më të mira janë ngjyrat e errëta". Claire ia ktheu buzëqeshjen. "Me figurën tënde mund të vishni edhe të bardha, madje edhe kur xhirimet janë nga afër. Asistentja ime dhe unë dje kemi kaluar nga hapësira e ekspozuar dhe kemi bërë një zgjedhje për juve. Me këtë rast, kemi hedhur të gjitha gjërat që kishin dekolte të thellë ose që ishin shumë provokuese. Shpresoj se kjo ju përshtatet'. "Po, shumë", iu përgjigj Gale. (vijon)

(Kosova Sot Online)