A e doni, apo thjesht ju pëlqen?

  • 09 February 2016 - 20:37
A e doni, apo thjesht ju pëlqen?

Edhe pse mund të duket të jetë e njëjta gjë, megjithatë ka dallim midis asaj kur dikush të pëlqen dhe kur dikë e do

Gazeta Kosova Sot Online ju sjell disa nga këto dallime

1. Nuk ju pengojnë të metat e tij

Kur të pëlqen ndokush, do të jeni të verbëruar nga ndjenjat tuaja dhe do të mendoni se ai person është pa të meta. Por, kur jeni në dashuri, ju jeni në gjendje që t’i shihni të metat e personit që e doni, por nuk mërziteni fare për to.

2. Është vështirë kur nuk jeni bashkë

Kur ju pëlqen ndokush, është vështirë ta kaloni një javë pa të. Kur e doni dikë, ju duket si torturë e vërtetë t’i kaloni vetëm disa orë pa të.

3. Do të bënit gjithçka për të

Kur ju pëlqen ndokush, mundoheni që ta bëni më të mirën për ta ndihmuar atë. Por, kur e doni ndokënd, atëherë edhe plumbin do ta merrni për të. do të bëni gjithçka dhe çkado që ai të jetë i lumtur. 

4. Doni që përgjithmonë të jeni së bashku

Kur ju pëlqen ndokush, ju mund të fantazoni që të martoheni me të. Por, kur e doni dikë, do ta kuptoni se martesa me të, është mundësi reale.

5. Është i vetmi që e doni

Mund t’ju pëlqejnë disa djem njëkohësisht, por vetëm me njërin prej tyre mund të jeni e dashuruar (në të njëjtën kohë).

6. Doni të jeni person më i mirë, hatri i tij

Kur ju pëlqen ndokush, ju doni që ai t’ju bëjë të lumtur. Por, kur e doni dikë, atëherë doni që ju ta bëni atë të lumtur.

7. Atë e vendosni para vetes

Njerëzit janë krijesa egoiste. Nëse i vendosni nevojat e tij para atyre tuajave, kjo d.m.th. se e doni me të vërtetë, transmeton Gazeta Kosova Sot Online.

8. E doni për më shumë sesa vetëm për trupin që ka

Nëse ju pëlqen trupi i ndonjë personi, nuk d.m.th. doemos se jeni në dashuri me të. Nëse me të vërtetë keni rënë në dashuri me të, atëherë do ta admironi personalitetin e tij, po ashtu.

9. Doni që ai të jetë i lumtur

Nëse ju pëlqen ndonjë djalë, nuk do të donit që ai të jetë i lumtur me ndonjë femër tjetër. Por, nëse ju e doni atë djalë, atëherë do ta dëshironi lumturinë e tij, pa marrë parasysh pasojat.

10. Dashuria e vërtetë është pa kushte

Kur ju pëlqen ndokush, ata mund të bëjnë diçka, për t’ua ndryshuar mendjen rreth tyre. Por, kur e doni dikë, asgjë nuk do të jetë në gjendje që t’ua ndryshojë mendjen rreth atij personi.

11. Nuk mund ta paramendoni jetën pa të

Kur e doni dikë, atëherë nuk mund ta paramendoni jetën pa të, meqë pa atë person, do të ndryshonte tërë jeta juaj.

12. Ju bën që të ndiheni komplet

Kur e shikoni njeriun që ju pëlqen, atëherë ju dridhet trupi. Kur e shikoni njeriun që e doni, atëherë ndiheni e kompletuar.

13. Do të jeni gjithmonë aty për të

Nëse ndokush që ju pëlqen bën diçka të marrë, atëherë ju mund ta braktisni atë, por, jo edhe nëse e doni atë person.

14. Nuk mundeni t’i ndryshoni ndjenjat tuaja

Kur ju pëlqen ndokush, do të jeni në gjendje që ta detyroni veten që të mos mendoni për të. Por, kur jeni në dashuri me të, atëherë ai person gjithmonë do të jetë në mendjen tuaj.

15. Nuk mund ta harroni

Kur ju pëlqen ndokush, atëherë mund ta harroni atë, apo edhe ta mbijetoni ndarjen me të. Por, nëse e doni dikë, përkundër ndarjes së mundshme, ju kurrë nuk do ta harroni atë.

16. E respektoni

Nëse e doni dikë, atëherë ju e respektoni atë aq sa që ta trajtoni si të barabartë, apo t’i qëndroni besnike atij.

17. Ekziston diçka "ekstra"

Ekziston diçka në lidhje me dashurinë, që nuk mund të thuhet me fjalë. Ajo, thjesht ndjehet.

Del se ka një dallim të madh kur dikush vetëm ju pëlqen, nga situata kur ju e doni me gjithë zemër atë njeri. Atëherë, si qëndrojnë punët me lidhjen tuaj aktuale?

(Kosova Sot)