Fakte interesante për Shën Valentinin

  • 14 February 2016 - 12:28
Fakte interesante për Shën Valentinin

1. Teoria më e famshme për origjinën e Shën Valentinit është që Perandori Claudius i Dytë nuk kishte dashur që burrat romakë të martoheshin gjatë kohës së luftës. Peshkopi Valentini kishte vepruar kundër dëshirës duke i martuar çiftet fshehurazi. E, pasi që ishte zënë e burgosur, ai nga burgu ia kishte shkruar një letër të dashurës së tij, në fund të së cilës shkruante: ‘Nga Valentini yt’, transmeton Kosova Sot Online.

2. Në Epokën Viktoriane është konsideruar fat i keq nëse është nënshkruar ndonjë kartë e Ditës së Valentinit.

3. Bazuar në statistika, rreth 3 për qind e pronarëve të kafshëve shtëpiake iu japin dhurata kafshëve të tyre në Ditën e Shën Valentinit.

4. Çdo vit këmbehen rreth 1 miliard kartolina në Ditën e Shën Valentinit.

5. Beqarët, në disa vende të botës më 14 shkurt mblidhen për t’u argëtuar me njëri-tjetrin.

6. Në Finlandë 14 shkurt quhet ‘Ystävänpäivä’, që përkthehet ‘Dita e Shokëve’. Pra, në këtë datë, njerëzit mendojnë për shoqërinë e jo për partnerin.

7. Shumë besojnë që simboli X ishte bërë sinonim i puthjes në epokën e mesjetës. Njerëzit nuk kishin mundur t’i shkruanin emrat e tyre, kishin vizatuar një X, të cilin më pas e kishin puthur, për ta treguar sinqeritetin.

8. Në mesjetë, femrat kishin ngrënë ushqime të çuditshme në Ditën e Shën Valentinit, me qëllim që më pas të ëndërronin për partnerin e tyre të ardhshëm.

9. Në vitin 1537, Mbreti Herny i Gjashtë i Anglisë edhe zyrtarisht e kishte shpallur 14 shkurtin ditë feste për Shën Valentinin.

10. Në vitet e 1800-a, doktorët zakonisht i kishin këshilluar pacientët që të hanin çokollatë, për ta kaluar dhimbjen e shkaktuar nga ndarja me partnerin.

11. Richard Cadbury kishte prodhuar kutinë e parë të çokollatave për Ditën e Shën Valentinit në fund të viteve të 1800-a.

12. Më shumë se 35 milionë kuti çokollate, në formë zerreje, shiten çdo vit në Ditën e Shën Valentinit.

13. 73 për qind e njerëzve që blejnë lule në Ditën e Shën Valentinit janë burra.

14. 15 për qind e femrave në SHBA i dërgojnë lule vetvetes në Ditën e Shën Valentinit.

15. Sasia e çokollatës që blihet në Ditën e Shën Valentinit kap vlerën e 1 miliard eurove.

16. Trëndafili i kuq ka qenë lulja e preferuar e Venerës, perëndeshës së dashurisë.

17. Rreth 85 për qind e dhuratave për Ditën e Shën Valentinit blihen nga femrat.

18.  220.000 është numri mesatar i propozimeve për martesë që bëhen në Ditën e Shën Valentinit çdo vit.

(Kosova Sot)