Përkthyesi i bisedimeve: E vërteta e dështimit të “Gjeneralit” prej italianëve - Dossier - Kosova Sot
Pėrkthyesi i bisedimeve: E vėrteta e dėshtimit tė “Gjeneralit” prej italianėve

Pėrkthyesi i bisedimeve: E vėrteta e dėshtimit tė “Gjeneralit” prej italianėve

“Faji ishte i palës italiane dhe nuk pati asnjë pengesë nga udhëheqja shqiptare”. Kështu dëshmon për dështimin e xhirimeve në Shqipëri të filmit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Hasan Luçi, një nga emrat më të rëndësishëm të Kundërzbulimit shqiptar, jashtë shtetit, i cili ka shërbyer si sekretar i parë dhe i tretë në Ambasadën Shqiptare në Paris, duke u përgjigjur për sektorin e shtypit e të kulturës, si sekretar politik, tregtar dhe i sektorit të lëvizjeve marksiste-leniniste në vitet 1961-1968 dhe 1972-1977.

<div class="rc-wc rc-bp rc-uid-73040 rc-g-dl" data-rcp="eyJ3IjoiNzMwNDAiLCJ0IjoicmNfNjg1IiwiYyI6IjE1MDI0Mzk1NTAwNTgiLCJ3aWR0aCI6IjEyODAiLCJyZWZlcmVyIjoiaHR0cDpcL1wvb3V0bG9vay5jaW5nZXJyLmNvbVwvd2VibWFpbFwvIn0=" data-rct="1" data-rc-g-dl="1" data-rc-g-d="1" data-rc-g-t="1" data-rc-g-p="1" "="" data-id="73040" data-original_load="eyJzcG9uc29yZWQiOlsyMTk1OTgxXX0=" data-refresh="" data-refresh-int="60000" data-view="IPfah7qA%2F7nELPbWCug0znqq6MD74O4rvJQSs4hvavEs7ckATSLoaPiZBj7QBfhIXn%2B%2FK%2B5Ris91DHQTwv022zPnrh8DV%2BwqraQKG298ObXR6BhVFcqEFooeJO3O2e8Gu8eCnMNP6JPeqtQhAKxzdiRvHcF5nhIBAF4IbL9ctyXZQJ%2FWeH3w97WkdeO3QgRsf3fsP5Dig9caVNjEEa%2BiTO52mt0i7nKSoJcD7v1g1IWW3%2BXeEHOQ4jVzv73JytjujAQQsLaswDO8bl%2FFWY3QxCH989ESZYtMphc4eaO0d2WWuSJMzUHElFjojKBBCyH8FZxRYVezh23f1EpuI9aGbktuowBdaGQBJ9D5XGA7ScSa4t8umbire%2BsIf9XAmRCSTdWY5zfnUdYCwaS%2FjnnTaDnr4tCSohVRIhPhzvprFKTWN9TwfHade8Ni6CM8SU9uFfIFo0WILrymOK%2BQe%2BRBQcJ020gxtReZXLceylIM1ft2z2Y40dDEwSEh8WqZmgjkir3PFF7HwXS8RiE%2FTEiCe1c8PrYE8TiTcOBTbdj48gsRheQMoyFmA2177k1wgMoSwgE6BzOqwJq6FqPJzIOwQIpKQAlH8RAAzZx6%2BlMx8A9%2B8gJ%2FmpG%2F1gYfynUf6slUXuQ%2BH%2BwlCLiiNXoTZc7A7uoVOcI2ear8iPwOouB3swI%3D" style="box-sizing: border-box; overflow: visible; position: relative; margin: 0px; padding: 0px; visibility: visible; font-size: inherit; line-height: 1; user-select: auto !important;">

Në disa takime që janë zhvilluar në Paris për realizimin e filmit, Luçi, jo vetëm ka qenë i pranishëm si përfaqësues i Ambasadës Shqiptare, por ka shërbyer edhe si përkthyes mes palëve. Pas hedhjes në qarkullim të letrës që Ismail Kadare i dërgonte Enver Hoxhës, e ku ankohej se po pengohej për të shkuar në Francë për të punuar mbi skenarin, Luçi thotë se kjo nuk ishte e vërtetë.

 

“Ismail Kadare ka ardhur disa herë në Francë, jo vetëm për filmin, por edhe për librat, prej botimit të të cilëve merrte edhe përqindje. Nuk ka pasur asnjë problem për të”, thotë Luçi, duke shtuar se herë pas here në Francë shkonin studiues, akademikë, historianë. Sipas tij, për filmin pati disa takime, madje u vendosën edhe emrat e aktorëve që do të luanin personazhet kryesore në film, por pala franceze dhe ajo italiane nuk “arriti të dilte në një emërues të përbashkët”.

“Ne ishim të predispozuar për ta realizuar këtë film dhe Ismaili nuk kishte asnjë opozitë nga ana jonë. Ne dëshironim që filmi të realizohej tërësisht sipas romanit të Kadaresë, pa pasur ndryshime”, thotë ai. Luçi shpjegon se interesimi i kineastëve francezë për të realizuar një film mbi romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” kishte lindur pas botimit të tij në Francë dhe kishin përgatitur një projekt-ide, përpara se Kadare të shkonte në Francë.

Në kapitullin “Mbi botimin dhe përpjekjet për filmat e veprave të Ismail Kadaresë në Francë”, në librin e tij “Një sy diplomati nga Perëndimi e Lindja”, ndër të tjera ai përshkruan edhe botimin për herë të parë të romanit, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. “Kur sapo kisha vajtur në Paris, në shkurt të vitit 1972, u botua romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, meritë e J. Malos si dhe e përkthyesit Isuf Vrioni, emrin e të cilit e lanë anonim me porosi nga lart, edhe pse na kërkohej nga miqtë dhe detyroheshim të flisnim kot, dhe miqve francezë, siç e shpjegon J. Malo në kujtimet e veta.

Mua më gëzoi ky fakt, jo vetëm si shqiptar dhe i njohur me ismailin, por edhe si shkak i mirë për t’u takuar me intelektualët francezë, të cilëve do t’ua këshilloja ose do t’ua dhuroja librin në kuadrin e propagandimit të letrave shqipe. Ky ishte romani i parë i botuar atje. Së bashku me ambasadorin përgatitëm listën e miqve, të personaliteteve e të trupit diplomatik që do t’ua dërgonim këtë roman, se nga shtëpia botuese “Albin Mishel”, Robert Sabatieja na dërgoi 200 kopje për t’i shpërndarë te miqtë e ambasadës dhe për t;i dërguar në Shqipëri.

Pasi e shpërndamë librin, ndoqëm jehonën e tij në shtyp, ku u shkruan artikuj lavdërues në gazetat kryesore, duke pasur jehonë të gjerë. Ky sukses na nxiti për arritje të reja, pasi u krijuan rrethana për njohjen e vendit tonë në Francë dhe, nëpërmjet saj, në vende të tjera ku rrezatonte kultura franceze”, shkruan Luçi. Në lidhje me takimet mes kineastëve dhe arsyet se përse nuk u zhvilluan xhirimet në Shqipëri, Hasan Luçi ka shkruar edhe në librin e tij “Një sy diplomati nga Perëndimi e Lindja”, ku përshkruan edhe shumë ngjarje të tjera kulturore me interes, që çanin izolimin e Shqipërisë. Edhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” ishte një përpjekje për të dalë nga ky izolim, por pa mundur t’i kënaqte të gjitha palët. al.mi 

FILMI I KADARESË SIPAS ROMANIT “GJENERALI I USHTRISË SË VDEKUR”

 

HASAN LUÇI

Me shoqatën “Novafilm” të Luis Balkur në Paris u përpoqëm të realizonim filmin, sipas romanit të Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, libër i cili qe botuar tashmë dhe do të luanin artistët e mirënjohur Mastrojani dhe Pikoli. Kështu, më 31 tetor 1972 morëm z.Kuperberg për drekë dhe biseduam lidhur me filmin e për projektin e tyre, ku Ismaili shtroi mendimet e veta. Në qershor 1972 u bënë disa takime dhe me ZhanPier Labrandë. Të dy këta qenë përfaqësues të firmës dhe paraqitën projektet e veta për xhirimin e filmit brenda e jashtë Shqipërisë.

Në takim mori pjesë edhe I. Kadare dhe unë përktheja. Në një rast mori pjesë edhe Mishel Pokoli, i cili kishte një kështjellë në Normandi. Këto bisedime u zgjatën dhe filmi nuk u bë nga nismëtarët e parë. Tërë loja për mua u bë nga italianët, të cilët nuk donin që ky film të kishte frymën antipushtuese, siç e ka romani në fjalë. Dhe vërtet në filmin e bërë pak a shumë u realizua ky synim i italianëve. Po kështu nuk u përdor territori shqiptar për xhirimet e ndryshme që kërkohej sipas romanit. Sidoqoftë, përpjekjet tona të mundshme u bënë dhe kështu ndodh kur s’të ka xhepi vetë dhe ta bëjnë drekën të tjerët, të cilët as respektuan si duhej veprën e I. Kadaresë si autor.

[gjenerali i ushtise se vdekur]

Po pse do ta bënin pepinot, për sytë e tij të bukur? Ata treguan edhe një herë më tepër synimet antishqiptare. Këto synime s’kanë reshtur as sot në tranzicionit demokrat drejt integrimit europian. Shtoj se në këto përpjekje u përzien edhe miq të tjerë ose artistë, si Mastrojani, Fransua Shometi, Zhak Atali, Alen Boske, Klod Dyrani, Zhak Klod Korrieri, Rëne Shar etj., të cilët, në tërësi, kishin vullnetin e mirë, por edhe veçoritë e tyre se jo të gjithë kishin mundësi investimi për filmin.

Për mua pati rëndësi mbështetja e qëndrimi i tyre miqësor për Shqipërinë dhe për artin shqiptar të letërsisë e të filmit, që bëri epokë në socializëm. Përpjekjet tona treguan se vendi ynë ishte konkurrues edhe në fushën e kulturës. Shënoj se I. Kadare nuk tregoi asnjë mirënjohje ndaj fshatit tim të lindjes, ku ai u ndihmua në çështjen e varrezave italiane dhe shkroi këtë vepër të tij.

Letra për diktatorin/ Kadare: Jam i tronditur, s’mendoja që Partia s’kishte besim tek unë

Pengesat për një rrugë në Francë, në vitin 1980, duket se “e tronditën” Ismail Kadarenë, i cili e lidhi këtë rast me një tjetër ngjarje, që lidhej me të motrën, Kadrien, e cila ishte thirrur për këshillim, pasi rezultonte të ishte shprehur kundër pushtetit dhe Enver Hoxhës. Për këtë arsye, por, siç shprehet ai edhe për të shpëtuar nga një burg i mundshëm, të motrën, Kadare i nis një letër diktatorit, ku pasi e quan të motrën “depresive”, i shpreh shqetësimin për ngecjen e punëve të filmit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

“Ajo që më tronditi me të vërtetë ishte ngjarja e fundit që ndodhi me kineastët e huaj që po bëhen gati të xhirojnë filmin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Do të më falni që ta shpjegoj dhe këtë. Kineastët francezë në muajin shkurt sollën skenarin me vete, skenarin e filmit të shkruar prej tyre, për ta diskutuar me autorin, në bazë të marrëveshjes. Ky diskutim nuk ishte në favorin tonë, sepse na jepte të gjitha mundësitë që të influenconim që filmi të bëhej sa më i favorshëm për luftën e popullit tonë dhe për vendin tonë sot. Për mua janë të paharruara sugjerimet për këtë film, që rasti i mirë e solli t’i dëgjoja drejtpërdrejt prej jush tetë vjet më parë dhe të cilat kanë shërbyer si kriter bazë për punën tonë me kineastët e huaj.

Skenari i paraqitur prej tyre, krahas meritave të padiskutueshme, kishte edhe mungesa të ndjeshme, të cilat ne do të përpiqeshim t’i plotësonim. Për të pasur mundësi që skenari të studiohej me kujdes nga autori së bashku me një grup pune, u kërkua prej të huajve shtyrja e diskutimit për disa javë. Ata e pranuan këtë gjë dhe u larguan në pritje të diskutimit të ardhshëm. Gjatë kësaj kohe skenari u studiua, u bënë gati vërejtjet dhe sugjerimet, disa herë në variante të ndryshme, të cilat do t’u shpjegoheshin kineastëve prej autorit një për një, me skenarin dhe romanin përpara për ta bërë sa më të kuptueshëm e pranueshëm.

Ishte fjala sidomos për xhirimet që lidheshin për paraqitjen sa më të mirë të Luftës Nacionalçlirimtare dhe të pozitës së Shqipërisë së sotme në botë dy nga motivet më të rëndë- sishme e delikate të këtij filmi, i cili mund të ishte mjaft aktual për situatat e tanishme. Kur gjithçka u bë gati, për habinë time të plotë u vendos që diskutimi të mos bëhej gojarisht, por vërejtjet dhe sugjerimet të dërgoheshin me një letër.

Duke qenë se marrja vesh me korrespondencë për një gjë kaq delikate, e sidomos kur ishte fjala për krijues që përfaqësojnë dy arte të ndryshme, është pothuajse e pamundur, nuk mund ta shpjegoja ndryshe heqjen dorë nga diskutimi që ishte një gjë aq e favorshme për ne, veçse si diçka që kishte lidhje me vetë autorin.

Meqenëse kineastët francezë porsa kishin ardhur për punën e të shkruarit në Shqipëri, dhe tani duhet të shkonte autori ai që shtyu afatin, atje, për fillimin e punës, ishte e qartë se praktikisht hiqej dorë nga mundësitë që na jepeshin për përmirësimin e skenarit, zëvendësohej diskutimi i gjallë me një dërgim formal vërejtjesh, me një fjalë, pas tetë vjet përpjekjesh, në momentin deçiziv abandonohej skenari, vetëm e vetëm se nuk ishte e detyrueshme që autori ta çonte këtë shërbim jashtë shtetit.

Me këtë gjendje të disfavorshme krejtësisht ka mbetur puna e filmit. Nuk e fsheh se kjo gjë më shkaktoi një tronditje të thellë. Nuk e mendoja kurrë se do të vinte një ditë që unë mund të hyja në numrin e atyre njerëzve për të cilët mungon besimi për t’i çuar jashtë”, shkruan ai në letrën, e cila u publikua nga analisti Ilir Demalia.

Raporti për Mehmet Shehun: Pse u zvarritën xhirimet e “Gjeneralit…”

Në vitin 1975, një delegacion shqiptar, mes të cilëve edhe Kadare do të shkonte në Suedi dhe në Francë, të ftuar nga organizata kulturore marksiste-leniniste “Oktober”. Përmes një relacioni, dërguar kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehut, informoheshin të gjitha përpjekjet për botimin e letërsisë shqipe jashtë, si dhe domosdoshmëria për realizmin e filmit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i cili sipas relacionit, për shkak të zvarritjeve kishte mbërritur në një “pikë të vdekur”.

Producenti Alen Kler, kishte hedhur propozimi që regjinë e filmit ta realizonte regjisori grek Kostas Gavras. “Duhet shënuar se zvarrisja e gjërave dhe mungesa e kontaktit të drejtpërdrejtë kish bërë që problemi i xhirimit të një filmi artistik në bazë të romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, të mbetej në një pikë të vdekur, pas dështimit të iniciativës franko-italiane, për ta xhiruar filmin me regjinë e Elio Petrit, kjo për shkak të tërheqjes së palës italiane.

Takimi i drejtpërdrejtë me producentin francez Alen Kler, që kish shumë kohë që bënte propozimin e vet pa marrë përgjigje, e vuri përsëri punën në vijë. Nga autori i romanit atij iu lëshua autorizimi me shkrim që të fillojë punën për bërjen e skenarit dhe impenjimin e regjisorit që do ta xhirojë filmin. Propozimet e tija konkrete, që do të bëhen më vonë, do t’i dërgohen për aprovim autorit të romanit, por në mënyrë paraprake ai përmendi emrin e regjisorit me kombësi greke Kostas Gavras, regjisor përparimtar shumë i njohur. Mendojmë se duhen bërë të gjitha përpjekjet që kjo iniciativë e re të përfundojë me sukses, sepse, për arsyet që dihen, vetëm një film i xhiruar nga një regjisor me famë botërore mund të bëjë që filmi të përhapet e të shfaqet në të gjitha kontinentet.

Filmat tanë, sado të mirë t’i bënim, nuk do të kishin këtë mundë- si reale përhapjeje të gjerë. Detyrat që na vihen të gjithëve nga shoku Enver, kur më 20 dhjetor theksoi se ne duhet të bëjmë që bota borgjezo-revizioniste ta shikojë forcën e madhe të marksizëm leninizmit në Shqipëri, jo vetëm në fushën ekonomike, por edhe në ato të artit e të kulturës…”, shkruhej në relacion.

Relacioni i lexuar nga kryeministri Mehmet Shehu, i adresohet prej tij shefit të sektorit me jashtë pranë Komitetit Qendror, Piro Bita. “Lexojeni këtë material. U shërben për t’u njohur me gjendjen dhe mundësitë tona për punën atje. Për sa u përket propozimeve, në parim mund të pranohen, por Komiteti për marrëdhëniet me botën e jashtme duhet të mendojë t’u japë rrugë”, shënon me shkrim dore, Shehu, mbi materialin e dërguar.

Disa vite më vonë, do të jetë po Mehmet Shehu që do të merret sërish me çështjen e Ismail Kadaresë dhe filmin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, pas ankesës së shkrimtarit pranë Enver Hoxhës. Shkrimin dhe firmën e tij e gjejmë sërish në vitin 1980 mbi një letër që Manush Myftiu i dërgonte Ramiz Alisë për çështjen në fjalë. “Kadareja u është drejtuar shokëve të Kryeministrisë, prandaj të vendosin vetë shokët si të veprojnë”, shkruan Mehmet Shehu.

(Kosova Sot)

10 orë e 49 minuta më parë