Ethet e Presidentit/ Lista e çmendur e kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë

  • 31 July 2015 - 10:31
Ethet e Presidentit/ Lista e çmendur e kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë

Në garën për Shtëpinë e Bardhë të 2016 janë “dinastikët”, por edhe shumë politikanë pakashumë ambiciozë, pakashumë seriozë, pakashumë fajkoj, pakashumë të citueshëm

Janë ambiciozë ose të çmendur, presidencialë apo lunatikë, libertarë apo pragmatistë, pinjoj dinastish politike apo argëtues prej reality show, në kërkim të Shtëpisë së Bardhe apo vetëm të ndonjë titull në faqe të parë për t’i dhënë lustër markës së vet. Një rikonjicion i shkurtër i 14 kandidatëve republikanë dhe 5 demokratëve që deri më tani janë hedhur në garën për zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016.

 

Jeb Bush. Për fushatën është Jeb!, vetëm një emër i përveçëm – një sigël për të vërtetën: janë inicialet e John Ellis Bush – dhe një pikëçuditëse për t’i shpëtuar kurthit të mbiemrit.

Kundërshtari më i rrezikshëm i tij është vetvetja, barra nga e cila dëshiron të çlirohet është përkatësia në një dinasti pak të dashur apo gjithsesi tepër të parë sa për të pasur një shans tjetër. Mesazhi elektoral i tij është vetëm një: unë jam ndryshe. Vëllai i madh metodist, ai katolik; prindërit e lidhur me elitën e verilindjes, ai me Florida dhe me bashkëshorten meksikane të takuar kur jepte anglisht nga ato anë. Ata avokatë apo maestro biznesi të diplomuar në Harvard e Yale, ai i specializuar në çështjet latinoamerikane, lëndë për njerëz të majtë që duan të shpëtojnë botën. Është një realist i moderuar Jeb, që do të donte kufij më të hapur dhe me vizionin ideal të Freedom Agenda, me efektin domino të demokracisë dhe dhimbjeve të Lindjes së Mesme, kundërshton një axhendë të bazuar mbi sigurinë dhe kompromisin me diktatorë bizantinë që japin stabilitet.

(mesatarja në sondazhe: 15.4 përqind)

Ben Carson. Kirurgu i parë që ndan dy binjakë siamezë të bashkuar në kokë është edhe kandidati afroamerikan i vetëm në garë. Në vitet e fundit ka qenë një prej kritikëve më të zëshëm të reformës shëndetësore të Obama, që zbret drejtpërsëdrejti nga parim i shqiptuar nga Lenini: “Shëndetësia e socializuar është gurthemeli për të ndërtuar një shtet socialist”. Lenini nuk e ka thënë kurrë, por shprehja i ishte atribuuar tashmë në një pamflet të viteve Gjashtëdhjetë kundër Harry Truman, i cili donte ta zgjeronte mbulesën shëndetësore. Nuk beson tek evolucionizmi, mbron të drejtën e posedimit të armëve të zjarrit, lufton kundër urdhërimeve të politikisht korrektes dhe do të donte taksën e sheshtë. Southern Poverty Law Center e ka futur në listën e ekstremistëve pasi ka lidhur homoseksualitetin me pedofilinë. E ka inauguruar fushatën elektorale në qytetin e tij, Detroit.

(mesatarja në sondazhe: 10 përqind)

 

Chris Christie. Premtimi i madh dhe i shëndoshë i Partisë Republikane ka përfunduar në fund të listës së sondazheve, prapa deri Donald Trump. Gjatë ngritjes kombëtare të tij, Guvernatori i New Jersey duhej të mbrohej djathtas nga shokët e partisë që e akuzonin se ishte i moderuar.

Pastaj ka ardhur “Bridgegate”, skandali politik lokal i dhënë dritë më shumë nga mediat, edhe pse asnjë gjykatë nuk i ka sqaruar kurrë përgjegjësitë e tij në mbylljen e një korsie të Washington Bridge për të ndëshkuar kryebashkiakun e një qyteze të Jersey që refuzonte ta mbështeste në zgjedhje. Ka përfunduar në shënjestrën e “Neë York Times”, institucion që ka tagrin të shkatërrojë karriera dhe kështu skandale të vogla janë akumuluar mbi reputacionin e tij tashmë të rrezikuar. Me qasjen tipike prej outspoken të siciliano – irlandezit të rritur në Newark, tani pretendon apologjinë nga mediat. Slogani: “Telling It Like It Is” (Thuaje ashtu siç është).

(mesatarja në sondazhe: 3.6 përqind)

 

Ted Cruz. Është vetëemruar kampion i “konservatorëve kurajozë” për t’u dalluar nga konservatorët e zbehtë të establishmentit. Do gjithçka, menjëherë dhe pa kompromise. Kërkon revokimin e Obamacare dhe pas vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me martesat gei ka ftuar nëpunësit puvlikë që të refuzojnë emetimin e certifikatave të martesës.

I ati ishte një luftëtar kastrist i kaluar nga ana tjetër e barrikafdës dhe i përfunduar në biznesin e naftës. Ted ka lindur në Kanada dhe është rritur si baptist i jugut, por ka rrugëtimin tipik të studimeve të elitës së bardhë verilindore: diplomim në Princeton, Juridik në Harvard. Juristi Alan Dershowitz thotë se “ishte studenti më brilant i universitetit”. Mban natyrshëm çizme kaubojsash nën kostumet me porosi të prerjes evropiane. Është i martuar me Heidi, Managing Director e Goldman Sachs.

(mesatarja në sondazhe: 4.8 përqind)

 

Carly Fiorina. Fakti që biznesmenia e cila shfaqet në të gjitha klasifikimet e CEO-ve më të këqij të të gjitha kohërave ka grumbulluar pothuajse 1.5 milion dollarë në fazën më të parë të fushatës përbën lajm.

Carly është fytyra e vetme femërore në listën e gjatë të kandidatëve republikanë. Nuk ka pasur ndonjëherë post publik dhe kur ka provuar të garojë për një vend në Senatin e California të saj është masakruar nga Barbara Boxer. Ka ecur me fatin e alternuar në sektorin privat, duke arritur në majën e Hewlett Packard. Rënia ka qenë e zhurmshme, por njëlloj paraqitet si kandidatja praktike e kujt lëviz ekonominë. Mbështet bashkimet civile dhe ka pranuar pa problem vendimin e Gjykatës Supreme. Ashtu si kandidatët e zonës libertare, është në favor të depenalizimit të konsumimit të dorgës.

(mesatarja në sondazhe: 2 përqind)

 

Lindsey Graham. Fajkoi par excellance dhe shok i njëmijë betejave i John Mc-Cain është “gati për të qenë Commander in Chief qysh nga dita e parë e presidencës”. Fushata e tij është një triumf i patriotizmit, kamuflazhit dhe shpalosjes së muskujve amerikane nëpër botë, pasojë e pashmangshme e një karriere të kaluar midis Air Force dhe radhëve të Senatit duke apeluar për një lidership të fortë dhe ushtarak të Shteteve të Bashkuara.

Shprehje për t’u kujtuar: “Sikur të isha President i Shteteve të Bashkuara dhe të vinte në mendje  t’i bashkoheshe al Qaedas apo Shtetit Islamik, do të kërkoja një dron, jo avokat”. Cheneyan në politikë të jashtme dhe siguri kombëtare, bëhet goxha i përpunueshëm kur bëhet fjalë për ambient, emigracion dhe politika ekonomike. Nuk e do Tea Party dhe ata që e ndajnë partinë në libertarë dhemainstream. Ndjenja është reciproke.

(mesatarja në sondazhe: 1.3 përqind)

 

Mike Huckabee. Kandidati i së djathtës fetare të jugut ka refuzuar me argumente teologjike që ta pranojë vendimin e Gjykatës Supreme: “Gjykatat e njerëzve nuk mund të pezullojnë përkufizimin dhe ligjin e martesës, siç nuk mund të pezullojnë ligjin e gravitetit”. Me zërin e ngjirur dhe Chuck Norris që i pëshpëriste prapa krahëve, në 2008 ka fituar befasisht primaret e Ioëa, duke ngecur më pas gjatë fushatës, siç ishte e lehtë të parashikohej.

Në fund Fox Neës e ka rekrutuar midis opinionistëve të tij dhe ritmi radiofonik dhe pastoral e ka ndihmuar që të arrijë një farë suksesi. Betimi i tij “për Zotin, Kushtetutën dhe familjen” i tingëllon qartë dhe fortë vetëdijes së plagsur të elektoratit fetar, ashti si lufta kundër islamit radikal. Primaret janë bellum omnium contra omnes vëllavrasëse, por kundërshtari direkt i tij është Rick Santorum.

(mesatarja në sondazhe: 7.4 përqind)

 

Bobby Jindal. Demokratët, thot, “do të na bëjnë të kemi fundin e Greqisë”. Kur Obama ka shpallur fushatën kundër Shtetit Islamik duke shpjeguar se nuk do të mundet nga armët, por nga ndryshimi “i mendjeve dhe i zemrave”, ai i është përgjigjur: “Hëm, por pistoletat ndihmojnë”. Motoja e tij është “i nxirë, i relaksuar dhe gati”, një dozë autoironie në një fushatë serioze, duke qenë se Jindal është me origjinë indiane dhe shikohet. Nga 2008 është Guvernator i Louisiana, por vetëm kohët e fundit është bërë një pikë referimi e “culture war”.

Më parë ka qenë më shumë se besnik ndaj vokacionit prej nerv-i të politikës, i prirur nga studimi i një sistemi shëndetësor funksionues dhe të pajtueshëm me etosin konservator. Është konvertuar në katolicizëm gjatë viteve të fundit të së mesme dhe ka refuzuar joshjet e Harvard dhe Yale për të studiuar në New College of Oxford, në Angli.

(mesatarja në sondazhe: 1.3 përqind)

 

George Pataki. Pragmatist siç dinë të jenë vetëm republikanët që kanë pasur suksesin në shtetin e New York, Pataki do shkurtime fiskale me sopatë dhe stimulues për këdo që arrin të lëvizë tregun, nga Wall Street tek kazinotë e indianëve amerikanë. Gjithçka tjetër është anarki etike dhe progresizëm.

Është në favor të martesave gei – edhe pse kur ishte Guvernator i New York i është kundërvënë, por vetëm në respektim të opinionit të shumicës së anëtarëve të Kongresit – dhe të abortit, përsosshmërisht në linjë me fillin e trashë të katolicizmit liberal të markës kenediane në të cilën aderon. Flet ndonjë fjalë hungareze, trashëgimi e familjes austrohungareze të emigruar në Amerikë në fillimet e 900. Për shumë, motivi i vetëm për të cilin ia vlen barra qiranë të kujtohet emri i tij është se qeveriste kur janë rrëzuar Kullat Binjake.

(mesatarja në sondazhe jo e ndjeshme)

 

Rand Paul. I biri i Ron, njeriut që donte të abrogonte FED-in dhe rastësisht titullar i emrit të filozofisë së objektivizmit, oftalmologu nga Kentucky zë korsinë libertare në radhën e nisjes.

Anticentralist për nga natyra dhe minoritar për nga vokacioni, Rand është postuar progresivisht drejt qendrës së hemiciklit konservator për ta zgjeruar basenin e pëlqimit. Dhe kështu, teksa thotë se qytetarët e një shteti që vendos 50 përqind të taksave janë “gjysma skllevër dhe gjysma të lirë”, merr pozicione të ngrënshme lidhur me FED-in dhe zmuson cepat më të mprehtë të ideologjisë anarkoide të tij. Ecën mirë individualizmi i shtyrë, por ka gjithmonë një botë fetare dhe tradicionaliste për t’u fituar. E prisnin në prag pas vendimit lidhur me martesat gei dhe pas 2 ditësh heshtje ka folur: “Megjithëse nuk jam dakord me përkufizimin e martesës të Gjykatës, besoj që të gjithë amerikanët kanë të drejtën e një kontrate martesore”.

(mesatarja në sondazhe: 7.6 përqind)

 

Rick Perry. Luan gjithçka me përvojën e maturuar në 15 vite të qeverisjes së Texas, shtet që është bërë alternativa  hipster dhe business-friendly ae California.

Edhe në 2012 luante gjithçka me këtë dhe fushata i ka ecur gramatikisht keq: nga sfidat krenar është bërë një meme e rrjetit me gafat e tij dhe amnezinë në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv. Karriera politike e tij ndahet në fazën pa syze dhe në atë me syze. Konservator i thellë dhe shpirt sudist, është komod kur bëhet fjalë për të shkurtuar taksat apo kryer grumbullime faljesh në stadiume për të kundërshtuar rënien e botës së shekullarizuar. Në kolegj ka qenë në grupin echeerleader mashkullor të skuadrës së futbollit. Është 65 vjeç, 20 më shumë se Jindal, Cruz dhe Rubio.

(mesatarja në sondazhe: 3.8 përqind)

 

Marco Rubio. “A New American Century” është slogani që ka zgjedhur për të stimuluar zonat erogjene të neokonservatorëve. Rubio do muskuj, djersë, strategji globale dhe eliminim pa mëshirë të armiqve të botës së lirë. Ashtu siç pa mëshire duhet të jetë Amerika kundër Fidel Castro dhe regjimit të tij. Ndër kandidatët e djathtë, Rubio nuk ka ekskluzivitetin lidhur me çështjen kubaneze, por ngulja e tij në Florida e bën simbolikisht më të rëndësishëm sesa kolegu Cruz kur bëhet fjalë për të përfaqësuar antikomunizmin e pamposhtur e gjeneratave të refugjatëve kubanezë. Do një reformë të emigracionit të orientuar nga merita dhe nga thithja e talenteve, jo të bazuar mbi lidhjet familjare dhe përbuz në mënyrë të veçantë rritjen e rrogës minimale, fiksim obamian që do të bëjë të largohen vendet e punës jashtë vendit. Marka e tij është e përbërë vetëm nga germa të vogla.

(mesatarja në sondazhe: 8.8 përqind)

 

Rick Santorum. Katolik nga Pennsylvania dhe idhull i culture war, Santorum është dalluar pse ka zgjatur më shumë nga sa kish guxuar ndokush të parashikonte në fushatën e 2012. Thotë se martesa homoseksuale e miratuar në Amerikë do të ketë “pasoja të thella” në të gjithë botën dhe e lexon procesin e shekullarizimit të shoqërisë me një lloj qasje apokaliptike. Është objektivi i preferuar i lobit ylber. Vite më parë, Dan Savage ka iniciuar një konkurs për të formuluar një përkufizim të fjalës “santorum”. Ka fituar ky: “Përzierje e lubrifikuesit dhe e materialit fekal që nganjëherë buron nga seksi anal”.

Ka 8 fëmijë dhe i fundit, Isabella, ka një çrregullim gjenetik të rëndë. Një fëmijë tjetër, Gabriel, ka lindur në javën e 26-të të shtatzënësisë dhe ka vdekur 2 orë më vonë. E shoqja Karen e ka treguar historinë e saj në librin “Letters to Gabriel”, me parathënien e Nënë Terezës, transmeton Standard.

(mesatarja në sondazhe: 2.3 përqind)

 

Donald Trump. Problemi nuk është aq se në diskutimin e lançimit të fushatës ka thënë se klandestinët meksikanë janë të gjithë “shpërndarës droge dhe përdhunuesa”, por se nuk është gjëja më e rëndësi në fjalorin trumpian. Të gjithë kolegët është dashur që të distancohen dhe në rrjetet sociale janë shfaqur menjëherë foto të kostumeve me porosi të Trump made in Mexico. Që janë të vërteta apo fryt photoshop-i, pak rëndësi ka: bota e Trump është një reality shoë gjigantesk në të cilin nuk ka kuptim të pyesësh “e ke seriozisht apo ta kanë shkruar autorët?”. Ballukja kuqe dhe zemërdridhjet e tipit “you’re fired!” deri pak vite më parë i jepnin të paktën pamjen kllouneske të komikut. Tani edhe këtë po e mbyt mërzia.

(mesatarja në sondazhe: 6 përqind)

 

Lincoln Chafee. Në harkun e 8 viteve ish Guvernatori i Rhode Island ka kaluar nga republikan të mënjëanuar nga të tijët prej mefshtësisë së tepruar në demokrat të mënjanuar nga të tijët për të njëjtën arsye. Konvertimi demokrat i tij është një lulëzim i obamizmit: gjatë fushatës elektorale të 2008 ka vendosur që të bëhet i pavarur, 4 vjet më vonë ka bërë hapin e madh majtas.

Nga ana tjetër, ishte një mbështetës pro choice i martesave gei, antagonist i dënimit me vdekje, kundër luftës në Irak, tifoz i sindikatave, avokat i izolacionizmit amerikan ose të paktën e një disengagement të thellë, një që në cilësinë e guvernatorit ka arritur që të rreshtohet kudo prej teprisë së moderimit dhe aftësisë bërjes të aleancave. Lidhur me çështjet fiskale është më konservator. Por jo edhe aq shumë.

(mesatarja në sondazhe: 0 përqind)

 

Hillary Clinton. Ashtu si për Jeb, edhe këtu vlen rregulli i emrit të përveçëm, që jep një ton informal dhe dallon nga dinastia. Kronistët nga i gjithë planeti e kalojnë në site qysh kur ishte Zonja e Parë e shtetit Arkansas, një jetë më parë. Tani që është gruaja më e fuqishme e botës duket e kotë të lëshohesh në studimin e holësishëm e platformave dhe programeve. Është çështje taktike, pozicioni të markës nëpër raftet e amerikanëve, e darkave për fundraising dhe e mesazheve evokuese, fati politik luhet midis emaileve të brendshëm më shumë se nga pozicionet lidhur me zonën e shkëmbimit të lirë në Paqësor. Për ta reduktuar në minimum rrezikun e një figure të palavdishme në stilin e 2008, ka grumbulluar 45 milion dollarë nga fillimi i fushatës dhe synon në shifrën finale të 2 miliard e gjysmë dollarëve për t’i bombarduar “everyday american”-ët me emrin dhe fytyrën e saj. Ndoshta e kërkon fitoren prej cfilitjes.

(mesatarja në sondazhe: 62.8 përqind)

 

Bernie Sanders. Kandidati socialist dhe pa shpresë është një klasik i madh i rrëfenjës elektorale amerikane. Fakti është që në momentin e lavdisë të së majtës antagoniste, ai moment i veçantë i simbolizuar nga kryebashkiaku ultraliberal të New York që zë me shkelma guvernatorin liberal e shtetit të tij në një intervistë për “New York Times”, Sanders po kalon një verë madhështore, me sondazhe rekord dhe një grusht prej 15 milionësh të grumbulluar nga financues të vegjël online. Është Sanders-mania dhe Hillary Clinton nuk i pëlqen aspak.

Senatori i Vermont është një kampion i padiskutueshëm i luftës kundër pabarazive ekonomike, i të drejtave të geive (shteti Vermont ka qenë rrugëhapësi i bashkimeve civile dhe i martesës homoseksuale), i reformës së burgjeve, i kontrollit të armëve të zjarrit. Do të donte ta bënte Amerikën një parajsë shteti social në stilin skandinav. Mbi survejimin e inteligjencës e mendon njëlloj si Rand Paul.

(mesatarja në sondazhe: 14.3 përqind)

 

Martin O’Malley. E kanë krahasuar me Bill Clinton prej ambicieve të çfrenuara për pushtet dhe stilit kalkulues dhe të hollësishëm: nuk e bën një hap pa i paraparë pasojat dhe t’i ketë bërë një vlerësim të saktë raportit kosto/fitim. O’Malley është një produkt tipik i Maryland demokrat e katolik dhe Peshkopi i Baltimore nuk e ka pritur mirë kur ai ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij ndaj martesave gei. Mund të mburret, me rezultate diskrete, se kanë kryebashkiak i Baltimore, qyteti – simbol i fundit i përplasjeve raciale asnjëherë të zhdukura.

Nga qyteti ka kaluar pastaj në drejtimin e shtetit. Arsyetimi është i qartë: kush arrin të administrojë një qytet të këtij lloji është i kualifikuar për të drejtuar vendin, ndërsa të tjerët – shih në zërin Hillary – nuk kanë administruar kurrë asgjë përveç një vendi në Senat të siguruar falë mbiemrit dhe një posti në kabinet të dhënë për mirësjellje.

(mesatarja në sondazhe: 1.3 përqind)

 

Jim Webb. Shkrimtar, veteran i Vietnamit me medaljen e Trimërisë, senatot vetëm për një mandat, fundraiser shumë i keq, demokrat i zgjedhur nga Presidenti Reagan si Nënsekretar i Pentagonit, 66 vjeçari Webb është akoma gjithë testosteron dhe uniformë mimetike.

Chase Untermeyer, ish zyrtar i Pentagonit, në një libër ka treguar për atë herë që Webb pothuajse ka vrarë një motoçiklist, duke ia përplasur në mënyrë të përsëritur kokën pas trotuarit. Portreti që na jep Untermeyer është ai i një njeriu egocentrik dhe zemërak. Disa vite më parë një asistent i tij është ndaluar teksa tentonte të kalonte kontrollet në hyrjen e Senatit me pistoletën e Webb në trup, të karikuar. Kur i kanë kërkuar llogari për çka ka ndodhur, senatori i atëhershëm është kufizuar që të përsërisë mbështetjen e tij ndaj Amendamentit të Dytë. Ka të njëjtat mundësi fitoreje të Donald Trump, ngjashëm me ato që ka deveja që të hyjë në vrimën e gjilpërës.

(mesatarja në sondazhe: 2.3 për qind)