“Ç’di ti për vrasjen e tyt eti!”, dëshmia e djalit të Mehmetit: Hetuesi më tha… - Dossier - Kosova Sot
“Ē’di ti pėr vrasjen e tyt eti!”, dėshmia e djalit tė Mehmetit: Hetuesi mė tha…

“Ē’di ti pėr vrasjen e tyt eti!”, dėshmia e djalit tė Mehmetit: Hetuesi mė tha…

Nuk jane te pakte ata që mbeshtesin tezen se Mehmet Shehu nuk u vetevra, por e vrane. Ne librin e tij  “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, gazetari Roland Qafoku numeron te gjithe emrat qe e mbeshtesin kete teze, duke dhene edhe argumentimet e tyre.

“Ndonëse nuk e ka mbështetur versionin e vrasjes, i biri, Skënder Shehu, ka dhënë një dëshmi që konfirmon vrasjen”- shkruan Qafoku ne librin e tij, pjese te te cilit jane botuar ne “Panorama”.

Image

 

 

Deshmia e djalit 

“Aty nga marsi i vitit 1982, kur unë isha në hetuesi, vjen hetuesi im dhe më pyet: “Pa na trego edhe një herë ç’di ti për vrasjen e tyt eti!” Unë këtë e kisha treguar nja dy herë në fillim të hetuesisë, nja dy muaj më parë, por fillova ta tregoj prapë.

“Jo more!” – më tha hetuesi, – “ku është parë një vetëvrasje e tillë? Historia e kriminalistikës nuk njeh vetëvrasje të tillë”, – insistoi ai në këtë pikë gjatë kësaj seance dhe pastaj kjo gjë u la. Natyrisht që hetuesi nuk mund ta bënte këtë gjë në kokë të vet, se aty kishte një grup hetimi, i cili rregullisht raportonte te ministri i Brendshëm dhe mandej ky më lart.

Unë mendoj se ky duhet të ishte ndonjë plan për të implikuar ndonjë tjetër, por që është lënë përgjysmë dhe copëza që mund të kenë rrjedhur nga ky plan, mund të përbëjnë njërin nga burimet e versionit të vrasjes. Kuptohet që ata që e kishin nxjerrë këtë version për të cilin unë u pyeta, nuk e kishin nxjerrë këtë për të inkriminuar Enver Hoxhën. Përveç kësaj, që të vinte një pyetje e tillë tek unë duhej të kishte kaluar nëpër disa filtra dhe zor se grupi i hetimit do ma bënte këtë pyetje mua pa dijeninë e rangjeve më të larta të shtetit. Që të kthehem edhe një herë tek pyetja”.

(Kosova Sot)

11 orë e 15 minuta më parë
19/02/18