Njihuni me të burgosurën joshëse që po “çmend” rrjetet sociale (Foto)

  • 27 May 2016 - 21:28
Njihuni me të burgosurën joshëse që po “çmend” rrjetet sociale (Foto)

Një vajzë e arrestuar në Arkansas të SHBA-ve ka “çmendur” përdoruesit e “Twitter”-it pasi fotot e saj joshëse janë bërë menjëherë virale.

Sarah Seawright u prangos në prill pasi nuk u paraqit në gjyq, ndërsa akuzohej për një pakujdesi në drejtimin e makinës.

Vajza ka një fytyrë vërtet engjëllore por një të kaluar të errët, me akuza për vjedhje, rrëmbim, dhe akte vandale në parking.

Përdorues të shumtë kanë hapur një faqe në përkrahje të saj dhe kanë postuar “hashtage” të shumta solidarizuese.

Vajza është vënë në dijeni të fansave  në rrjetet sociale dhe u ka kërkuar ta ndjekin në faqen e saj në “Snapchat”, ku ajo ka shpërndarë video kundër gjyqësorit.

Ende nuk dihet nëse Seawright do të ketë një të ardhme në botën e modelingut, ashtu si superylli i bërë i famshëm në internet, Jeremy Meeks, një ish-i burgosur që “çmendi” femrat dhe nisi një karrierë si model.

(Kosova Sot)