Dhjetë ligjet më të çuditshme në Amerikë

  • 26 June 2016 - 11:06
Dhjetë ligjet më të çuditshme në Amerikë

NJERËZIT E PREKUR NGA VIRUSI HIV NUK MUND TË MARTOHEN NË NEBRASKA Në Nebraska është e jashtëligjshme martesa për këdo që është i prekur nga sëmundjet që janë seksualisht të transmetueshme. Në ligjin e njëjtë gjithashtu thuhet që në mënyrë që një person të martohet, ai/ajo duhet të jetë më i vjetër sesa shtatëmbëdhjetë vjeç. Megjithatë, thuhet që ky ligj nuk është se respektohet shumë në këtë vend dhe njerëzit mund t'i shmangen fare lehtë,raporton Gazeta Kosova Sot

MUSTAQET ARTIFICIALE JANË TË NDALUARA NË ALABAMA Në shtetin e Alabamës është ilegale të bartësh mustaqe të rreme, pasi që mund t'i nxitesh njerëzit të qeshin në kishë. Është e qartë që ky ligj është konsideruar i nevojshëm për ta ruajtur dinjitetin e kishës. A ka mundësi që të ketë pasur ndonjë valë të madhe të njerëzve me mustaqe të rreme që ia kishin mësyrë kishës? Me shumë gjasë po, pasi që ndryshe nuk do të miratohej një ligj kaq i çuditshëm.

KONTROLLI I KANIBALIZMIT NË ROD-AJLLËND Rod-Ajllënd ka ligj për kanibalizmin! Në fakt, në ligjin në fjalë thuhet që kushdo që zihet duke ngrënë një gjymtyrë të një personi tjetër, automatikisht do të dënohet me 1-20 vjet burg. Mirëpo, a ka mundësi që ligji të jetë më i lehtë nëse ia ha vetëm një gisht? Çka do t'i kishte ndodhur Mike Tyson-it sikur t'ia kishte kafshuar veshin Evander Holyfield-it në RodAjllënd? Me gjasë do ta kishte kapur njëri prej këtyre dënimeve.

PËRLESHJA ME ARINJTË DËNOHET ME LIGJ NË OKLLAHOMA Duket se në Okllahoma ka shumë njerëz që janë të gatshëm ta rrezikojnë jetën e tyre për pak adrenalinë, kjo pasi që në shtetet tjera nuk ka shumë njerëz të cilët do të bënin mundje me arinj. E, ligji që ua ndalon banorëve të Okllahomës që të përleshen me arinj kishte ardhur në vitin 1996, kur disa burra të dehur ishin kacafytur me një ari. Ata madje e kishin droguar ariun, me qëllim që ta kishin më të lehtë rrëzimin e tij.

KUJDES NGA PYETJET QË IA BËNI PARASHIKUESIT TË FATIT NË PENSILVANI Parashikuesit e fatit funksionojnë ligjërisht në Pensilvani, megjithatë klientëve iu ndalohet që t'i pyesin parashikuesit e fatit për të ardhmen e tyre financiare. Në fakt, ligji e shpjegon shumë mirë që parashikimi i fatit në këtë vend bëhet vetëm për qëllime argëtimi dhe se kushdo që kërkon informacione sa i përket të ardhmes financiare, mund të gjobitet.

LIGJET E MJEKRËS NË INDIANA Në fillim të viteve të 1970-a, në Gjykatën Supreme në Indiana ishte thënë që ndonëse burrave iu lejohet që të lëshojnë mustaqe, kjo nuk është një e drejtë e mbrojtur në mënyrë federale. Që i bie se shteti mund ta ndalojë lëshimin e mjekrës dhe mustaqeve. Megjithatë, në përgjithësi, autoritetet lokale në Indiana përkrahin meshkujt të cilët kanë vullnet që të bartin mjekër.

ËSHTË E NDALUAR T'I DËRGOSH DIKUJT PICË NË LUIZIANA Në Luiziana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e ndaluar t'i dërgosh dikujt picë për ta befasuar. Kushdo që kapet duke bërë një gjë të tillë dënohet me 500 dollarë. Ligji i çuditshëm ekziston që prej vitit 1999.

LËVIZJA E TRENAVE NË KANSAS "Nëse dy trena takohen në të njëjtët binarë, asnjëri nuk mund të lëvizë, derisa njëri prej tyre të kalojë". Kështu thuhet në njërin prej ligjeve më të çuditshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që jo rrallëherë ka shkaktuar konfuzion.

LEJA E DHËMBËVE NË VERMONT Gratë e martuara në Vermont, të cilat kanë nevojë për ndërrim të dhëmbëve, as që mund ta mendojnë caktimin e terminit tek dentisti pa marrë leje nga bashkëshortët e tyre. NË VIRXHINIAN PERËNDIMORE OFENDIMET DËNOHEN Në Virxhinian Perëndimore është e ndaluar të flasësh gjëra të pahijshme në rrugë, megjithatë dënimi për një veprim të tillë nuk është më i lartë sesa 1 dollarë. Mirëpo, nëse jetoni në Misisipi, përdorimi i gjuhës së pahijshme në rrugë mund të dënohet deri në 100 dollarë.