Djali te babi, mami n'hotel (Foto)

  • 27 September 2016 - 08:27
Djali te babi, mami n'hotel (Foto)

Hilary Duff e ka kaluar fundjavën me të dashurin e saj, pasi i biri kishte shkuar për vizitë tek babai. I biri i saj i dashur, Luca, po e kalonte fundjavën me ish bashkëshortin e saj, Mike Comrie. Andaj, Hilary Duff e ka shfrytëzuar kohën kur ka qenë më e lirë duke kaluar kohë me të dashurin e saj, Jason Walsh, në Nju-Jork, gjatë ditës së diele, transmeton gazeta Kosova Sot.

Bukuroshja 28-vjeçare dhe i dashuri i saj, që punon si trajner personal, janë dukur në humor të mirë teksa janë parë duke dalë nga taksia dhe duke shkuar në drejtim të hotelit të tyre, për ta vazhduar aventurën pas një udhëtimi. Hilary kishte veshur një pallto shiu, të cilën e kishte kombinuar me një fustan të shkurtër dhe një palë çizme të gjata me taka. Ndërsa në kokë kishte vendosur një kapelë, që i përshtatej me ngjyrën e lëkurës. Duket që Hilary është duke kaluar kohë të mirë në lidhjen e re të dashurisë, ndërsa ish bashkëshorti i saj vazhdon të jetë pjesë e familjes, meqë shpeshherë shihet kur shkon për ta vizituar ish bashkëshorten apo për ta marrë djalin e tyre. 

(Kosova Sot)

A grand day out: Hilary Duff and beau Jason Walsh were spotted heading into their hotel in New York together on SundayA grand day out: Hilary Duff and beau Jason Walsh were spotted heading into their hotel in New York together on SundayA grand day out: Hilary Duff and beau Jason Walsh were spotted heading into their hotel in New York together on SundayKeeping her busy: The couple have been spending time at the gym and in various restaurantsGnome chic: Hilary just needed a fishing rod to go with her enormous beanie hat