Rritet ndjeshëm vlera e kombëtares shqiptare

  • 27 June 2016 - 14:25
Rritet ndjeshëm vlera e kombëtares shqiptare

Vlera e kombëtares shqiptare është rritur pas paraqitjes së mirë të bërë në finalet e Kampionatit Evropian.

Sipas faqes së specializuar “Transfermarkt”, tashmë kuqezinjtë vlejnë 46,15 milionë euro. Kuqezinjtë kanë bërë një rritje me afro 15 për qind të vlerës së përgjithshme të skuadrës, që para Evropianit vlerësohej 40,88 mln euro.

Nga pikëpamja e vlerës monetare të lojtarëve, skuadra e De Biazit renditej e 22-ta mes 24 kombëtareve, duke lënë pas vetëm Irlandën e Veriut dhe Hungarinë. Lojtari që kushton më shumë te kuqezinjtë është Elseid Hysaj, që para “Euro 2016”-s vlerësohej 9 milionë euro, ndërsa tashmë çmimi i tij ka shkruar në plot 12 milionë euro.

Janë rritur në vlera edhe lojtarët e tjerë, ku Abrashi kushton 2, 5 milionë euro, Memushaj vlen 2 milionë, Mavraj, 1,75 milionë, e Ajeti 1,5 milionë. E pandryshuar vlera e Etrit Berishës dhe Taulant Xhakës që kushtojnë 4 milionë euro.

(Kosova Sot)