Ndryshojnë planet e Mehës, do të qëndrojë te Konyaspor

  • 30 June 2016 - 12:28
Ndryshojnë planet e Mehës, do të qëndrojë te Konyaspor

Pësojnë një ndryshim të papritur planet e Alban Mehës për sezonin e ardhshëm. “Snajperi” sic është etiketuar falë goditjeve të tij të precizionit të jashtëzakonshëm, pritej që të transferohej te Al Nasr në Arabinë Saudite për një kontratë të lëverdishme prej më shumë se një milionë eurosh në sezon, por mediat turke shkruajnë se futbollistit shqiptar do t’i duhet të djersijë edhe sezonin e ardhshëm me fanellën bardhejeshile të Konyasporit. Gjithmonë duke ju referuar mediave turke, drejtuesit e ri të Al Nasr kanë vënë veton për këtë transferim dhe kanë nisur procedurat për rikthimin e tij në Konya.

Mehës në këtë mënyrë do ti duhet që të respektojë kontratën me Konyasporin e cila ju rinovua automatikisht edhe për një vit në përfundim të sezonit edhe pritet që të nisë grumbullimin parasezonal me skuadrën turke në 8 korrik në Austri. Mbeten ende të paqarta motivet e vetos së vënë nga drejtuesit e Al Nasr. Ishin mediat turke që njoftuan në majin e kaluar se mesfushori firmosi një kontratë të rëndësishme me klubin nga Riad me një page që arrinte pithuajse trefishin e asaj që Meha merrte te Konyaspor, ku bëri një paraqitje mjaft të mirë sezonin e kaluar duke e ndihmuar ekipin që të sioguronte kalimin në fazën e grupeve të Europa League.

(Kosova Sot)