Trendi tjetër, që do të adhurohet gjatë kësaj vere

  • 25 June 2016 - 08:06
Trendi tjetër, që do të adhurohet gjatë kësaj vere

Pasi që bota e modës është çmendur nga bluzat me krahë të hapur, një trend tjetër i ngjashëm ngadalë ka hyrë dhe ka bërë për vete shumë femra të njohura dhe shumë eksperte të modës. Bëhet fjalë për fustane dhe bluza me një krah të hapur. Stili, që ka qenë i preferuar në shekullin e shkuar, është kthyer sërish, e në vijim shikojini disa kombinime, të cilat me siguri do t'ju interesojnë për këtë verë., raporton Gazeta Kosova Sot 

1. Tunikat e valëzuara me disa shtresa në mënyrë të përkryer përshtaten me pantallona të ngushta ose me gete.

Image

 

2. Bluzat me rrudhosje janë një hit i madh, mund t'i kombinoni me funde verore të gjatësive të ndryshme. 

Image

 

3. Kështu i kombinon rrobat Rosie HuntingtonWhiteley, një bluzë e zezë e thjeshtë dhe xhinse të zeza.

Image

 

4. Kombinezoni me një krah të hapur, është shumë i popullarizuar këtë verë.

Image

 

5. Fustanet në stilin indian janë shumë elegante dhe në trend gjatë këtij sezoni.

Image

 

6. Bluzat e bardha nga dantella me një krah të hapur të kombinuara me xhinse klasike sigurojnë që të jeni e gatshme për stilin e rrugës këtë sezon.

Image

 

7. Natyrisht, të pranishme janë edhe kostumet e notit me një krah të hapur. 

Image

 

(Kosova Sot)