Uji i orizit për flokë dhe lëkurë të bukur

  • 02 July 2016 - 08:37
Uji i orizit për flokë dhe lëkurë të bukur

Uji i orizit është lëngu që mbetet pas zierjes së orizit. Mund të jetë i tretur e madje edhe i fermentuar, në mënyrë që të sjellë dobitë më të mëdha për bukurinë tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. E pastroni një filxhan me prioz organik me ujë të pastër.

2.  E zieni orizin në një tenxhere pa kapak me tre filxhanë me ujë.

3.  Pas zierjes, e filtroni dhe e qitni ujin në një enë të pastër.

Lëreni ujin që të ftohet e më pas e qitni në një enë me kapak dhe e lini në frigorifer për një javë. I tretni 1 ose 2 lugë me këtë lëng në 1 filxhan me ujë. E përzini për të fituar një përzierje që i ngjan qumështit. Përdoreni këtë përzierje sipas nevojës në regjimin tuaj të bukurisë.

1. Përmirëson shëndetin e flokëve

-Pas larjes së flokëve me shampon, flokët i trajtoni me ujë orizi të tretur në ujë të thjeshtë.

-Duke i përdorur majat e gishtërinjve, i bëni masazh të lehtë lëkurës së kokës për 10 minuta.

-Shpëlajini flokët mirë me ujë.

-Përsëriteni këtë trajtim 2 ose 3 herë në javë.

Për ushqim shtesë, mund t’i shtoni disa pika të vajrave aromatike, si të rozmarinës ose livandës në ujë të orizit para përdorimit. Në të gjithashtu mund të shtoni edhe çaj të gjelbër. Nëse përdorni ujë orizi të fermentuar, sigurohuni që ta tretni atë para se t’i shpëlani flokët me të, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

Image

 

2. Zbut flokët e elektrizuar

-I pastroni flokët me shampon e më pas i shpëlani mirë me ujë të ftohtë.

-E përzini një pjesë me ujë të fermentuar orizi me tri pjesë të ujit.

-Përdoreni këtë përzierje për shpëlarjen përfundimtare.

-Përsëriteni këtë trajtim një ose dy herë në javë për rezultate më të mira.

3. Përmirëson ngjyrën natyrale të lëkurës

-Zhyteni një copë pambuku në ujë të tretur të orizit.

-Aplikojeni në fytyrë të pastër.

-Lëreni që të qëndrojë 5 deri në 10 minuta.

-Pastaj, me lëvizje qarkore i bëni masazh lëkurës për disa minuta.

-Shpëlajeni me ujë të vakët.

-Bëjeni këtë së paku një herë në ditë për përmirësim të ngjyrës natyrale të lëkurës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

4. E bën lëkurën të butë

-Treteni ujin e orizit me ujë të ftohtë në raport prej 1:2.

-Zhyteni një peshqir të vogël në këtë përzierje.

-Vendoseni këtë peshqir në fytyrë të pastër dhe lëreni që të qëndrojë për 15 ose më shumë minuta.

-Lajeni fytyrën ngadalë me ujin e mbetur të orizit, për të pasur lëkurë të butë e të lëmuar.

-Në fund shpëlajeni fytyrën me ujë të thjeshtë.

-Përsëriteni këtë trajtim një herë në ditë. 

(Kosova Sot)