Maskat më të mira për fytyrë

  • 23 July 2016 - 14:10
Maskat më të mira për fytyrë

Nëse dëshironi që fytyra juaj të duket e përkryer dhe ju të ndiheni e bukur çdo ditë, atëherë gjëja më e mirë që mund ta bëni është t’i provoni maskat natyrale për fytyrë. Disa prej maskave të tilla ua kemi sjellë më poshtë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

Image

 

Maska me kikirikë

Kjo është një maskë e përkryer për femrat që kanë lëkurë të thatë dhe kanë nevojë për hidratim shtesë. Përzieni dy lugë gjelle kikirikë të shtypur me dy lugë gjelle vaj ulliri dhe një lugë gjelle mjaltë. Përdorni makinë për përzierjen e këtyre përbërësve. Përzierjen e fituar aplikojeni në lëkurën e fytyrës dhe qafës dhe lëreni të qëndrojë për rreth njëzet minuta, para se ta pastroni me ujë të vaktë.

Image

 

Maska me qumësht dhe mjaltë

Kjo maskë është e shkëlqyer për eliminimin e papastërtive nga lëkura, pasi, përveçqë pastron poret, e parandalon prodhimin e tepërt të yndyrës. Përbërësit e kësaj maske janë: një lugë gjelle qumësht pluhur, një lugë gjelle mjaltë dhe të bardhtë e një veze. Përzieni të gjithë përbërësit dhe aplikojeni përzierjen në fytyrë. Lëreni të qëndrojë për rreth 15 minuta para se ta pastroni me ujë të vaktë. Përfundimisht, trajtojeni fytyrën me ujë të ftohtë.

Image

 

Maska me trangull dhe mollë

Kjo është një maskë e përkryer për femrat me lëkurë të yndyrshme dhe gjithçka që ju duhet për ta krijuar këtë maskë është një gjysmë molle e kuqe, gjysmë trangulli, të bardhtë e një veze dhe lëngu i shtrydhur nga një limon i vogël. Tundni të gjithë përbërësit në një enë dhe përzierjen e fituar vendoseni në frigorifer, duke e lënë të qëndrojë për rreth një orë. Pasi që të jetë ftohur, aplikojeni përzierjen në qafë dhe në fytyrë për rreth njëzet minuta. Përfundimisht, pastrojeni fytyrën me ujë të vaktë.

Image

 

Maska me karotë dhe jogurt

Këta dy përbërës e krijojnë maskën ideale për trajtimin e lëkurës së yndyrshme. Përzieni lëngun e nxjerrë nga një limon me lëngun e nxjerrë nga një portokall. Në një enë tjetër, shkrijeni një karotë dhe përzieni me 120 gramë jogurt. Pasi t’i keni përzier të gjithë përbërësit së bashku, aplikojeni përzierjen në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 10-15 minuta, para se ta pastroni fytyrën me ujë të vaktë.

Image

 

Maska me kungull

Përzieni katër lugë gjelle kungull të zier dhe të shtypur, një lugë gjelle vaj ulliri, një lugë gjelle mjaltë, një lugë gjelle vaj xhoxhoba dhe një gjysmë luge gjelle qumësht. Krijoni një pastë homogjene. Maskën e fituar aplikojeni në fytyrë, duke e shpërndarë mirë në lëkurën e fytyrës, ku maska duhet të qëndrojë për rreth 20 minuta. Përfundimisht, pastrojeni fytyrën me ujë të vaktë.

Image

 

Maska me banane

Shtypeni një banane dhe përzieni me një lugë gjelle mjaltë dhe pesë lugë gjelle miell tërshëre. Pasi kjo maskë të jetë përzier mirë, aplikojeni në fytyrë, përveç pjesës së lëkurës përreth syve dhe lëreni të qëndrojë në kontakt me lëkurën për 15 minuta, para se ta pastroni me ujë të vaktë.

Image

 

Kurat natyrale për eliminimin e qelizave të vdekura

Sheqeri

Nëse keni probleme me qelizat e vdekura të lëkurës, atëherë ‘shpëtimin’ duhet ta kërkoni te ilaçet natyrale. Kura më e përshtatshme është sheqeri, pasi, përveçqë është ekonomik, nuk e dëmton lëkurën. E tëra që duhet të bëni është që fillimisht ta lagni fytyrën dhe pastaj t’i bëni masazh me sheqer, duke bërë lëvizje rrethore të dorës.

Image

 

Tërshëra

Një tjetër përbërës, që mund të përdoret për këtë qëllim, është tërshëra. Thjesht, përzieni tri lugë gjelle tërshërë me 60 mililitra qumësht. Pasi tërshëra të jetë zbutur, aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për disa minuta, pa i bërë masazh. Nëse keni lëkurë të yndyrshme mund ta zëvendësoni qumështin me ujë. 

Image

 

(Kosova Sot)