Kurat natyrale me qumësht për rutinën tuaj të bukurisë

  • 24 July 2016 - 20:08
Kurat natyrale me qumësht për rutinën tuaj të bukurisë

Qumështi gjithmonë është konsideruar si një përbërës shumë i rëndësishëm, për shkak se është burim i pasur i proteinave, karbohidrateve, fosforit, kaliumit, kalciumit dhe vitaminave A, C dhe B12.

Qumështi mund të përdoret për trajtimin e çrregullimeve të ndryshme, megjithatë përdorim të gjerë ka gjetur edhe në rutinën e bukurisë. Më poshtë ua kemi sjellë disa nga kurat natyrale, që përmbajnë qumësht, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

Trajtimi i akneve

Nëse dëshironi t'i trajtoni aknet me qumësht, e tëra që duhet të bëni është ta zhytni një copë bukë në një gotë të mbushur me qumësht të vaktë dhe ta lini bukën që ta thith qumështin. Pastaj, merrni një copë buke dhe vendoseni mbi akne, duke e lënë deri sa të ftohet. Qumështi ka veti anti-pezmatimit dhe si i tillë është një kurë antike dhe shumë efektive. 

Image

Trajtimi i djegieve të lëkurës

Për këtë recetë, duhet të përdorni qumësht pluhur. Kjo kurë natyrale është e përkryer për neutralizimin e helmit të insekteve dhe largimit të dhimbjeve që vijnë pas djegies së lëkurës nga rrezet e diellit. Përzieni një lugë gjelle qumësht pluhur me dy lugë gjelle ujë dhe një majë të gishtërinjve kripë. Pastën e krijuar aplikojeni në pjesën e lëkurës, që është e prekur nga aknet. 

Image

Maska për lëkurë të yndyrshme

Për ta fituar këtë maskë e tëra që duhet të bëni është t'i përzieni 100 mililitra qumësht, një domate të qëruar dhe një lugë gjelle miell misri. Përzierja duhet të jetë mjaftueshme e trashë sa për t'u aplikuar në fytyrë, ku duhet të qëndrojë për të paktën gjysmë ore. Përfundimisht, pastrojeni fytyrën me ujë të ftohtë.

Image

Maska për lëkurë normale

Në një rast të tillë, përdorni 120 mililitra qumësht pluhur, të përzier me pak ujë, mjaftueshëm sa për ta kryer një pastë të trashë. Aplikojeni përzierjen në lëkurë dhe lëreni të qëndrojë për 20-30 minuta dhe pastaj pastrojeni fytyrën me ujë të vaktë. Lëkura juaj menjëherë do të ndihet më e freskët. 

Image

Maska për lëkurë të thatë

Përzieni 100 mililitra qumësht, një mollë dhe një lugë gjelle miell misri. Vendosni të gjithë përbërësit në një enë për grirje dhe përzierje dhe pasi që ta keni fituar një masë të trashë, aplikojeni në lëkurë dhe lëreni të qëndrojë për rreth gjysmë ore. 

Image

Ilaçi natyral për trajtimin

Me gjasë keni dëgjuar edhe më herët që ka shumë kura natyrale për trajtimin e flokëve, duke filluar nga vaji i ullirit e deri tek uthulla e mollës. Mirëpo, një kurë natyrale, për trajtimin e flokëve, është edhe qumështi. Thjesht, aplikojeni 250 mililitra qumësht në flokë dhe lërini të qëndrojnë për rrethe pesë minuta. Kjo gjë duhet bërë menjëherë pasi që të keni dalë nga banja, kur flokët tuaj janë ende të lagët. 

(Kosova Sot)