Kujdesi ndaj flokëve para fjetjes

  • 30 July 2016 - 19:04
Kujdesi ndaj flokëve para fjetjes

Shumica e femrave kujdesen për flokët gjatë ditës, kur u ekspozohen më së shumti faktorëve të ndryshëm, që mund t'i dobësojnë dhe dëmtojnë, por kujdesi gjatë natës është mënyra më e mirë për t'i luftuar efektet dëmtuese të flokëve, transmeton gazeta Kosova Sot. 

Image

 

ÇFARË TRAJTIME TË NATËS MUND TË APLIKONI NË FLOKË?

Gjatë natës, fibrat e flokëve janë më të afta që t'i absorbojnë materiet ushqyese, pra kjo është koha e përkryer për kujdes ndaj tyre.

MASKA HIDRATUESE

Pas ekspozimit ndaj pluhurit dhe ndotësve, nuk ka mënyrë më të mirë për t'i ushqyer dhe riparuar flokët sesa me një maskë hidratuese. 

PËRBËRËSIT:

• 1 lugë gjelle me vaj kokosi • 1 avokado e pjekur PËRGATITJA: • E shtypni mishin e avokados dhe ia qitni një lugë me vaj kokosi dhe i përzini deri kur të formohet një pastë. • I lagni flokët dhe e aplikoni këtë përzierje. Lëreni që të qëndrojë për 20 minuta. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe pritni dy orë para se të shkoni në shtrat. 

Image

QËRUESI NATYRAL

Sikur lëkura juaj, edhe flokët dhe lëkura e kokës kanë nevojë për një qërim për mënjanim të qelizave të vdekura dhe papastërtive të mbledhura me kalimin e kohës. Edhe pse këtë trajtim nuk duhet që ta bëni për çdo ditë, do të ishte mirë që së paku ta bëni një herë në javë.

PËRBËRËSIT:

• 2 lugë gjelle me sheqer të kafenjtë • 1 lugë gjelle me vaj ulliri • 3 pika të ekstraktit të vaniljes

PËRGATITJA:

• I përzini të gjithë përbërësit dhe përzierjen e aplikoni në flokë duke bërë masazh të lehtë për ta siguruar depërtimin e materieve ushqyese. • I shpëlani flokët dhe i lini që të thahen para se të shkoni në shtrat. 

Image

SERUMET DHE SPËRKATËSIT

Ekzistojnë serume dhe spërkatës të ndryshëm në dyqane, por në shtëpi mund ta bëni vetë serumin tuaj, duke e shfrytëzuar uthullën e mollës.

PËRBËRËSIT:

• 6 lugë gjelle me uthull organike të mollës • 125 mililitra ujë • 1 shishe për spërkatje

PËRGATITJA:

• E tretni uthullën e mollës në ujë dhe e qitni në shishe me spërkatës • Me këtë përzierje i spërkatni flokët para se të shkoni të flini dhe e lini në flokë gjatë tërë natës. 

Image

KËSHILLA SHTESË

• Para aplikimit të produktit për trajtim të flokëve i krihni flokët, në mënyrë që ta lehtësoni furnizimin e qelizave me oksigjen. • Nëse përdorni produkte të yndyrshme, është mirë që ta shmangni aplikimin e tyre në lëkurë të kokës, pasi që mund të shkaktojnë parehati në mëngjes. • Mos shkoni në shtrat me flokë shumë të lagur, sepse mund të lidhen dhe të bëhen më të brishtë. 

(Kosova Sot)