Si ta hiqni llakun e thonjve, pa aceton, për 3 sekonda?

  • 24 August 2016 - 08:01
Si ta hiqni llakun e thonjve, pa aceton, për 3 sekonda?

F emrat më së miri e dinë sa keq duken thonjtë kur llaku i thonjve fillon të bjerë vetvetiu, të qërohet. E, bash kur ju duhet, nuk keni aceton. Ja një këshillë që vlen shumë. Nëse jeni në ndonjë udhëtim, përgatiteni për takim të parë me djalin i cili ju pëlqen, apo keni ndonjë takim të rëndësishëm të punës, e thonjtë i keni në gjendje katastrofale, atëherë mos u dëshpëroni,aporton gazeta Kosova Sot

Acetoni më nuk ju duhet. Mjafton që ta keni me vete ndonjë llak për thonj. Mbi llakun ekzistues, i cili ka filluar që të bjerë, e vendosni llakun tjetër, prisni disa sekonda, e më pas me ndonjë leckë të vjetër i fshini thonjtë. Me atë rast do të shihni se është hequr edhe llaku i vjetër. Nëse nuk e keni provuar, nuk do të besoni. Por, e vërtetë është! 

(Kosova Sot)