Tri stile të flokëve, që e bëjnë fytyrën të duket më e ngushtë

  • 25 August 2016 - 08:03
Tri stile të flokëve, që e bëjnë fytyrën të duket më e ngushtë

Nëse mendoni se keni një fytyrë tepër të gjerë, atëherë me anë të stilit të veçantë të flokëve, mund ta bëni atë që të duket më e ngushtë ,raporotn gazeta Kosova Sot

1. FLOKËT DERI NË SUPE Flokët me gjatësi që arrijnë deri nën mjekër, apo deri në supe, janë stili më i mirë i flokëve, nëse doni që fytyra juaj të duket më e ngushtë sesa që është në të vërtetë. Ekspertët preferojnë që flokët të shkojnë nën mjekër për rreth 7 cm. Por, ato mund të mbërrijnë edhe deri në supe. Marrë në përgjithësi, duhet të praktikoni stile të flokëve të shtresuara.

2. FLOKËT E GJATË, TË SHTRESUAR Nëse preferoni që të keni flokë të gjata, atëherë ua preferojmë "një stil interesant të flokëve me shtresa", respektivisht të flokëve të shkallëzuara. Flokët e gjatë, të shkallëzuar janë stil ideal i flokëve nëse doni që ta krijoni përshtypjen se keni fytyrë më të ngushtë sesa që e keni në të vërtetë. E vetmja gjë që duhet mbajtur mend me rastin e prerjes së flokëve, është që ta ruani vëllimin në pjesët e poshtme të flokëve.

3. BALLUKET E GJATA, TË VENDOSURA ANASH Në fund, gjithmonë mund të përcaktoheni për balluke të gjata, të cilat bien lirshëm anash. Ky është një stil i mrekullueshëm kur doni që fytyrën ta bëni të duket më e ngushtë. Nëse doni që t'i shkurtoni balluket, ekspertët preferojnë që ato t'i shkurtoni deri te gjysma e hundës dhe që në pjesët e poshtme, flokët të jenë të shprishur. 

(Kosova Sot)