Ten të përsosur pa pudër të lëngshme

  • 26 September 2016 - 07:54
Ten të përsosur pa pudër të lëngshme

Edhe pse preferoni preparatet e bukurisë, me dëshirë do ta anashkaloni aplikimin e pudrës për çdo ditë? Ja cilën rutinë duhet t'ia caktoni lëkurës suaj, në mënyrë që gjatë gjithë javës lëkura t'ju duket se përmban pudër, transmeton gazeta Kosova Sot.

PËRDORNI ACIDE

Kur lëkura të duket e lodhur dhe e pajetë, arsye janë qelizat e vdekura e të grumbulluara, që do të thotë se është koha për piling të mirë. Qelizat e lëkurës sonë në mënyrë natyrale ripërtërihen çdo 28 ditë, por me plakjen, kjo periudhë zgjatet. Dermatologët sugjerojnë piling me acide.

BËNI MASAZH FYTYRËS 

Nëse ju kanë bërë masazh ndonjëherë fytyrës, e dini se ajo shkakton tërheqje dhe ai efekt nuk zgjat gjatë. Prandaj, do të ishte mirë të mësoni ndonjë teknikë tuajën për masazh, dhe vetë ta bëni këtë. Masazhi e përtërin lëkurën e fytyrës, sepse përmirëson qarkullimin e gjakut në sipërfaqen e lëkurës. 

LEJONI VETËS DOZËN ME VITAMINA C

Kjo vitaminë njihet për faktin se lëkurës dhe fytyrës i jep shkëlqim, por kur përdoret për një periudhë të gjatë kohore, ka aftësinë e njollave me pigmente, ndihmon në formimin e kolagjenit. Lëkurën tuaj e bën më të freskët dhe mbulon rrudhat. Investoni në një serum të mirë të cilin do ta përdorni rregullisht. 

(Kosova Sot)