Lëkurës i përshtatet rrushi + recetat për maskë

  • 01 October 2016 - 08:06
Lëkurës i përshtatet rrushi + recetat për maskë

Antioksiduesit në kokrrat e ëmbla mbrojnë lëkurën nga faktorët e jashtëm, ngadalësojnë procesin e plakjes, përmirësojnë qarkullimin e gjakut, ndërsa lëkurës së fytyrës i ndihmojnë ta ruajë elasticitetin dhe lagështinë Maskë për lëkurë problematike: Shtypni një grusht me rrush dhe e përzieni me një lugë flluska. Masën e aplikoni në fytyrë dhe prisni 15 minuta dhe e shpëlani me ujë të vakët, transmeton gazeta Kosova Sot.

Maskë për lëkurë të yndyrshme: Shtypni aq shumë kokrra të rrushit sa të fitoni dy lugë lëng, përzieni me të verdhët e një veze, derisa të fitoni një masë homogjene. Më pas, duke përzier hidhni pak niseshte ose miell gruri. Me këtë masë lyeni fytyrën, prisni 15 minuta dhe e shpëlani me ujë. Maskë për lëkurë të ndjeshme: Shtrydhni lëng nga disa kokrra rrushi, dy lugë plot, i përzieni me një lugë jogurt ose mjaltë. Me masën e fituar lyeni fytyrën, prisni 20 minuta dhe shpëlani.

(Kosova Sot)