7 Përdorime për bukurinë dhe shëndetin që ofron uji i orizit

  • 01 October 2016 - 22:38
7 Përdorime për bukurinë dhe shëndetin që ofron uji i orizit

Orizi është një nga ushqimet më të konsumuara, falë vetive shëruese që ofron. Pos se mund ta përdorni në përmirësimin e shëndetit, mund ta përdorni edhe për disa preparate të tjera,transmeton gazeta Kosova Sot.

 Si ta përgatisni ujin nga orizi?

Përbërësit:

½ e gotës oriz të bardhë

4 gota ujë

Udhëzimet:

Vloni ujin në një enë. Kur të ketë vluar, shtoni orizin dhe e lini të vlojë për 20 minuta. E hiqni nga zjarri dhe e lini të ftohet, e vendosni në një gotë. E mbani në frigorifer.

Image

 Balsam natyral

Për flokë të fortë, me shkëlqim dhe të shëndetshëm, përdoreni këtë lëng në vend të balsamit konvencional.

Udhëzimet:

Lagni flokun me shumë ujë me oriz dhe e lini të veprojë për disa minuta para se t’i shpëlani me ujë të ngrohtë. Mund ta aplikoni tri herë ë ditë.

Image

 Toner për lëkurë

Përbërësit në oriz reduktojnë madhësinë e poreve, largojnë qelizat e vdekura dhe përmirësojnë veprimin e prodhimeve të dizajnuara për të bllokuar rrezet ultravjollcë.

Udhëzimet:

Lagni një top pambuku me ujin me oriz, aplikojeni në fytyrën e pastër dhe e lini të thahet. Shkoni me produktin në fytyrë dhe e lini të veprojë derisa flini. Përsëriteni për çdo ditë.

Image

Trajtimi për aknet

Përbërësit kundër inflamacioneve në ujin me oriz parandalojnë puçrrat. Dallimi midis këtij ilaçi dhe ilaçeve të tjera është se ky nuk përmban kemikate të dëmshme dhe lëkurën e lënë të butë.

Udhëzimet:

Aplikojeni drejt  në akne dhe puçrra me top pambuku. Përdoreni dy herë në ditë.

Image

 Ilaç kundër diarresë

Mineralet në oriz e bëjnë zgjedhje të mirë për trajtim të simptomave të diarresë.

Udhëzimet:

Shtoni pak kripë në gotën me ujë e oriz dhe e pini dy herë në ditë.

Image

 Energji natyrale

Konsumimi i ujit me oriz i ofron trupit 8 aminoacide esenciale, që ndihmon në rigjallërimin e muskujve. Përmban sasi të vogël me karbohidrate, që janë burim i energjisë.  

Udhëzimet:

Pini një gotë ujë orizi gjysmë orë para ushtrimeve.

Image

 Trajtimi i ekzemës

Niseshteja në oriz ndihmon në trajtimin e ekzemës. Përdoreni për të pakësuar të kruarat, irritimet dhe tharjen e lëkurës.

Udhëzimet:

Hidhni pak ujë orizi në vendet e prekura dy deri tre herë në ditë.

Image

 Ilaç kundër kapsllëkut

Nëse pini një apo dy gota ujë me oriz gjatë ditës, stimuloni lëvizjen e zorrëve dhe lehtësoni kapsllëkun.

Udhëzimet:

E pini të freskët apo ia shtoni në “smoothie” me fruta. 

Image

 

(Kosova Sot)