Tri sekrete të bukurisë, të cilat duhet t’i provoni që sot!

  • 21 October 2016 - 08:46
Tri sekrete të bukurisë, të cilat duhet t’i provoni që sot!

Është e natyrshme që më së shumti iu besojmë recetave të dëshmuara, prandaj ua sjellim disa këshilla të vlefshme, të cilat do t’i adhuroni ,transmeton gazeta Kosova Sot.

1. Maskara si tush

Për fat, këtu mund t’ju shpëtojë maskara. Krejt çka ju duhet është brusha për vendosjen e tushit, me të cilën kaloni lehtazi mbi brushën e maskarës, duke e vënë si tush të rëndomtë për sy. Nëse përdorni maskarë të qëndrueshme ndaj ujit, atëherë edhe më mirë, meqë mund të jeni të sigurt se “tushi” nuk do të rrëshqasë derisa ta hiqni vetë.

2. Pudra hidratuese

Pudrës tuaj të lëngshme shtojani pak serum kozmetik, apo krem hidratues, në mënyrë që lëkura e fytyrës t’ju jetë sa më e ushqyeshme dhe më e mirëmbajtur.

3. Buzëqeshja me vlerë 1 milion euro

Nëse doni që të keni dhëmbë të shkëlqyeshëm, atëherë herë pas here lani me brushë të zhytur në sodë të bukës. Kështu dhëmbët do t’i pastroni nga shtresat e çajit, kafesë dhe pijeve tjera. Këtë procedurë përdoreni maksimalisht një herë në 3 - 4 javë, që të mos e dëmtoni mbështjellësin e dhëmbëve. 

(Kosova Sot)