8 ilaçe natyrale që trajtojnë kruajtjen e kokës

  • 01 July 2015 - 15:52
8 ilaçe natyrale që trajtojnë kruajtjen e kokës

Kruajtja e lëkurës së kokës shumë shpesh ndërlidhet me mungesën e higjienës, mirëpo këto dy gjëra nuk janë gjithmonë të ndërlidhura, pasi që ekzistojnë shumë faktorë që ndikojnë në kruajtjen e kokës. Fatmirësisht, ka shumë ilaçe natyrale, të cilat mund t’ju ndihmojnë, nëse edhe ju keni probleme me kruajtjen e lëkurës së kokës, e disa prej këtyre ilaçeve, që me shumë gjasë i keni në shtëpi, mund t’i shihni më poshtë 

Image

1. Uthulla e mollës

Uthulla e mollës ka veti të njohura kundër pezmatimit, andaj pikërisht për këtë arsye uthulla e mollës ka gjetur përdorim të gjerë në shumë fusha. Përzieni 60 gramë uthull molle me një sasi të njëjtë të ujit. Pasi t’i keni përzier mirë përbërësit, futini ata në një shishe dhe përmes sprejit hidheni mbi lëkurën e kokës. Mbështilleni kokën me peshqir dhe lëreni të qëndrojë ashtu për pesëmbëdhjetë minuta, para se t’i pastroni flokët.

Image

 

2. Lëngu i limonit

Lëngu i limonit është ilaç për të gjitha femrat, të cilat kanë probleme me zbokth. Ndajeni një limon përgjysmë dhe shtrydheni, lëngun e fituar aplikojeni drejtpërdrejt në lëkurën e kokës.

Image

3. Majoneza

Përzieni disa pika vaj ulliri me majonezë dhe vendoseni përzierjen e fituar drejtpërsëdrejti në lëkurën e kokës. Me këtë përzierje i bëni masazh kokës për disa minuta, para se ta pastroni me ujë të vakët.

Image

4. Soda e bukës

Përzieni një lugë gjelle sodë buke me një lugë çaji ujë dhe lëreni përzierjen e fituar anash. Pastaj hidhni disa pika vaj ulli në lëkurën e kokës dhe bëjini masazh kokës për dhjetë minuta. Pastaj, vendoseni sodën e bukës në lëkurë të kokës dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta, para se ta pastroni me ujë të vakët.

Image

5. Vaji i kokosit

Pastroni flokët dhe lërini të thahen, pastaj masazhojeni kokën me vaj kokosi. Lëreni vajin të qëndrojë në kontakt me lëkurën për gjysmë ore, para se ta pastroni përsëri kokën. Përsëriteni këtë veprim tri herë në javë, për t’u çliruar nga kruajtja e bezdisshme e kokës.

Image

6. Bananet dhe avokado

Bananet ju ndihmojnë në largimin e zbokthit nga lëkura e kokës, duke ju ndihmuar edhe në ripërtëritjen e lëkurës. Shtypni dy banane të qëruara dhe një avokado të qëruar për të krijuar maskën e përkryer për trajtimin e lëkurës së kokës. Lëreni përzierjen të qëndrojë në kokë për gjysmë ore, para se ta largoni me kujdes, e më pas i pastroni flokët me ujë të vakët.

Image

7. Maska me banane dhe mjaltë   

Mjalti është një zbutës natyral dhe agjent i antibiotikëve. Për ta krijuar një maskë të tillë, shtypni një banane dhe bananes së shtypur shtojani një lugë çaji mjaltë dhe disa pika lëng qepe. Përziejeni mirë dhe vendoseni në lëkurë. Pas 20 minutash, largojeni maskën nga lëkura e kokës dhe pastrojeni kokën me kujdes.

Image

8. Çaji kamomil

Zieni pak çaj kamomili dhe lëreni të ftohet. Pastaj, zhytni pambuk në çaj dhe me të trajtojeni lëkurën e kokës. 

Image

(Kosova Sot)