7 këshilla për rritje natyrale të qerpikëve (Foto)

  • 05 July 2015 - 13:54
7 këshilla për rritje natyrale të qerpikëve (Foto)

Rritja natyrale e qerpikëve është një gjë shumë e rëndësishme për ju, pasi që mund t’jua shpëtojë një mal me para. Për më tepër, qerpikët e gjatë duken shumë bukur dhe bëjnë që sytë tuaj të duken më tërheqës, andaj pse të mos ndiqni këto këshilla për rritje natyrale të qerpikëve

1. Krehja e qerpikëve

Duket e çuditshme apo jo? Natyrisht, shumë femra praktikojnë krehjen e qerpikëve para aplikimit të maskarës, pasi që e bën këtë proces më të lehtë, mirëpo shumë pak e kanë ditur që në fakt krehja e qerpikëve ndikon në rritjen më të shpejtë të tyre.

Image

2. Vazelina

Në vend se të shpenzoni shumë para në produktet që mund të nxijnë sytë tuaj, pse të mos provoni diçka të shpejtë dhe të lehtë? Hidhni disa pika vazelinë në kapakët e syve tuaj para se të shkoni në shtrat dhe ky trik do t’ju ndihmojë me rritjen më të shpejtë të qerpikëve.

Image

3. Vaji i ullirit

Mineralet dhe vitaminat, të cilat gjenden në vajin e ullirit janë shumë të nevojshme për shëndetin, rrjedhimisht rritjen e qerpikëve në mënyrë natyrale, andaj  para se të shkoni për të fjetur, vendosni pak vaj ulliri në kapakët e syve dhe pritni për të parë se si do të ndikojë ky produkt i mrekullueshëm.

Image

 

4. Masazhoni kapakët e syve!

Qerpikët mund të bëhen të brishtë dhe mund të bien kohë pas kohe, nëse ju nuk i trajtoni  si duhet, mirëpo  në rastet kur shihni që një gjë e tillë është duke ndodhur, është shumë e rëndësishme të filloni me masazhimin e kapakëve të syve, për t’ua mundësuar qerpikëve një rritje më të shpejtë.

Image

5. Maskara zgjatëse

Natyrisht, nëse provoni këshillat për rritje të qerpikëve, mirëpo nuk funksionojnë, atëherë mbase duhet të mendoni për përdorimin e maskarës zgjatëse. ‘Stiletto’ është marka që prodhon shumë lloje maskarash të tilla, mirëpo ju kërkoni atë që ju përshtatet.

Image

6. Vitamina E

Para se të hiqni dorë dhe të provoni maskarën zgjatëse, pse të mos provoni përdorimin e vitaminës E? Vitamina E ndikon shumë në shëndetin dhe rritjen natyrale të qerpikëve, andaj rekomandojmë që ta përdorni.

Image

 

7. Dieta

A e keni ditur që dieta juaj luan një rol të madh në rritjen e qerpikëve? Nëse ushqeheni me ushqime të shpejta, pra kryesisht jo të shëndetshme, atëherë me shumë gjasë qerpikët tuaj do të reflektojnë një gjë të tillë, duke u bërë më të brishtë dhe duke filluar të bien. Në raste të tilla, është shumë e rëndësishme të mundoheni të përdorni ushqime, që përmbajnë më shumë lëndë ushqyese.

Image