Si të dukeni më e re me kujdesin dhe stilin e duhur të flokëve

  • 29 March 2017 - 15:42
Si të dukeni më e re me kujdesin dhe stilin e duhur të flokëve

A është e mundur që të dukeni më të reja me një prerje të flokut? Natyrisht se është e mundur! Nganjëherë ia vlen të marrësh pak guxim dhe të rrezikosh dhe për të tentuar diçka të re. Kjo është një mënyrë e lehtë për t'u dukur më të reja, më të freskëta. Për t'u dukur më e re përmes stilit të ri të flokut është e mundshme, ndërsa ne ju tregojmë se si ta arrini këtë, mos e lëshoni këtë mundësi,transmeton gazeta Kosova Sot.

ImagePRERJA "PIXIE"PËR FLOKË TË SHKURTË - BAST I GARANTUAR PËR DUKJE MË TË RE

Stili i prerjes së flokut "pixie" përfundimisht është zgjidhje e guximshme. Por përse të mos e provoni? Arsyeja për një stil si ky është se gjithmonë do të keni flokë të freskët, të rinj, derisa edhe stili i ballukeve ka shumë rëndësi. Në fakt, mbajeni këtë gjithmonë në mendje: balluket janë mënyra e duhur për ta freskuar dukjen dhe mund t'i preni në modë asimetrike, sikurse në foton e cekur më lart. Arsyeja pse ky stil i flokut ju bën të dukeni më të freskëta dhe më të reja fshihet në gjatësinë e qafës tuaj dhe klavikulës. Po ashtu, është stil të cilin e kanë përqafuar shumë yje. Siç edhe mund ta imagjinoni, mund të luani me ngjyra të ndryshme, nga bionde e ndritshme si mjaltë deri te çokollatë ngjyrë kafeje. Zgjidheni ngjyrën tuaj duke u bazuar në atë që i përshtatet tonit të lëkurës.

Image

FLOKU I SHËNDETSHËM JU BËN TË DUKENI MË TË REJA 1. MASKË ME ALOE VERA DHE BIRRË 

Përdoreni këtë maskë me aloe vera dhe me birrë për ta ushqyer dhe për t'i ofruar lagështi flokut, duke i ofruar një shkëlqim tërheqës. Për rezultate më të mira, këtë maskë duhet ta përdorni së paku tre herë në javë. Përbërësit: •½ e gotës birrë pa alkool (100 ml); •Dy lugë xhel aloe vera (10 ml). Përzieni këta përbërës në një enë, më pas i aplikoni në flokë dhe i mbani për 20 minuta. Përdorni kapelë dushi nëse është e nevojshme. Kur të ketë kaluar koha e paraparë, patroni flokun në mënyrë normale dhe përdorni hidratues. Do ta vëreni sa mirë duket floku juaj pas këtij trajtimi.

Image

MASKË ME AVOKADO, MAJONEZË DHE VAJ TË BAJAMEVE

Përbërësit: • ½ avokado e shtypur; •2 lugë majonezë (10 ml); •2 pika vaj të bajameve (3 ml). Për ta përgatitur këtë maskë ju nevojitet t'i përzieni të gjithë përbërësit së bashku në një enë, derisa të formoni një pastë të butë. E lini në flokë për 20 minuta, para se ta shpëlani me ujë të ngrohtë. Rezultatet më të mira do t'i vëreni nëse e përdorni dy herë në javë. Pra, a mund të dukeni më të reja me stilin e ri të flokut? Natyrisht se mundeni.  

Image

 

(Kosova Sot)