< Kungulli për kujdesin ndaj fytyrës - maska që bën çudinë për lëkurën - Femra - Kosova Sot
Kungulli pėr kujdesin ndaj fytyrės - maska qė bėn ēudinė pėr lėkurėn

Kungulli pėr kujdesin ndaj fytyrės - maska qė bėn ēudinė pėr lėkurėn

Jemi të sigurt se nuk mund të mendohet një ambient vjeshtor pa bukuroshen e portokalltë, që jo vetëm me ngjyrën e vet përshtatet në të gjitha dekorimet, por është edhe shumë e shijshme, por njihet edhe për vetitë shëruese që posedon, është përbërës i piteve, gjellëve e çka jo tjetër. Po ashtu, luan rol të rëndë- sishëm edhe në kujdesin ndaj fytyrës dhe në rutinën e përgjithshme të zbukurimit. Mes të tjerash, shumë brende kohëve të fundit e përfshijnë në prodhimet e kozmetikës për fytyrë. E, kjo nuk ndodh pa arsye. Me përdorimin e rregullt të kësaj maske për fytyrë, do ta përmirësoni dukjen tuaj. Kungulli është i pasur me enzima që ndikojnë në pastrimin e lëkurës, sidomos te mitesteret derisa fytyrës i siguron një rrezatim shkëlqyes. Po ashtu, është i pasur edhe me vitaminat A, E dhe C, që janë shumë domethënës në kujdesin e lëkurës, si dhe me antioksidues. Me trajtimin e fytyrës me maskën nga kungulli hiqen qelizat e vdekura, pastrohen poret dhe parandalohen proceset pezmatuese,

MASKË NGA KUNGULLI - PËRBËRËSIT:

30 gramë kungull, 1 lugë jogurt grek, 30 gramë patate të ëmbël, 1 lugë mjaltë, Pak kanellë. Të gjithë përbërësit i përzieni në një enë. Kungullin e gërryeni mirë, si dhe pataten e ëmbël, që paraprakisht është e pjekur dhe e ftohtë. Masën e aplikoni në fytyrën e pastruar dhe të lagur dhe e lini të veprojë për 10 minuta. Më pas e shpëlani me ujë të vakët. Ky tretman të praktikohet një herë në javë.  

(Kosova Sot)

16 orë e 40 minuta më parë