< Ushtrimet që shkrijnë dhjamin e tërë ditës - Femra - Kosova Sot
Ushtrimet qė shkrijnė dhjamin e tėrė ditės

Ushtrimet qė shkrijnė dhjamin e tėrė ditės

Ajo ka treguar linjat e saj trupore për kthimin e saj të madh në muzikë dhe trajneri që qëndron prapa trupit të Rita Orës thotë se këtë mund ta arrini edhe në dhomën tuaj të gjumit. Kështu, Rita është gjithmonë në skenë, andaj kur dikush si ajo është në klub dhe është plot me energji, ushtrimet zakonisht bazohen në boks, që përfshijnë periudha me intensitet të lartë dhe të ulët. Ushtrimet me intensitet të lartë janë aq efektive, saqë metabolizmin e çojnë deri në kulm dhe qëndron atje edhe kur të keni përfunduar me ushtrimet, derisa trupi juaj mësohet me diçka të tillë dhe vetvetiu rikuperohet. James, i cili thotë se 'me klientët si Rita është gjithmonë lumturi të punosh', ka shpërndarë pesë lëvizje të thjeshta që mund t'i bëni në dhomën tuaj të gjumit në mënyrë që të arrini një fizik si të Ritës. Kjo rutinë nxit shkrirjen e yndyrave dhe dhjamit të padëshiruar për midis 24 dhe 48 orë pas ushtrimeve, varësisht sa investoni në ushtrime. Stërvitjet si kjo janë thelbësore për një klient si Rita, por intensiteti i lartë i punës që aj e bën duke boksuar, është mënyra si do të vazhdojë me shkrirjen e dhjamit të padëshiruar edhe disa orë të tjera pas ushtrimeve. Ushtrimet që përfshijnë një interval kohor prej 45 minutave, krijojnë diçka të quajtur efekti "EPOC" (që po ashtu njihet edhe si "efekti I shkrirjet së yndyrave pas ushtrimeve"

USHTRIMET PËR IJËT – 15 USHTRIME

Image

 

Duke u shtrirë në shpinë me duart e shtrira nga anash, mblidhni gjunjët, me thembrat lart gishtërinjtë e këmbëve i mbani lart, duke i lëvizur ata, duke u ulur poshtë, dhe për t'i përsëritur këto.

2. QËNDRIMI NGA ANASH - 15 USHTRIME NË TË DYJA ANËT

Image

 

 Në bërrylin tuaj të mbështetur, me gjunjët të vendosur dhe këmbët e grumbulluara, ngrini ijët tuaj nga toka, ngrini gjurin tuaj duke e grumbulluar nga anash dhe duke mbajtur shputat bashkë.

3. NGRITJA E KËMBËVE NGA ANASH - 15 USHTRIME NË TË DY ANËT

Image

 

Duke qëndruar në të njëjtin pozicion sikurse te qëndrimi nga anash, drejtoni këmbën nga sipër, duke përkulur këmbën. Më pas ngrini këmbën, e më pas e ulni me kontroll duke mbajtur tensionin në brez.

4. GODITJA E "GOMARIT"

Image

 

Derisa qëndroni në të katër gjymtyrët, ngrini njërën këmbën lart, mblidhni këmbën dhe goditni këmbën tuaj në mënyrë që ija juaj të jetë paralele me dyshemenë. Kur t'i keni bërë 15 të tilla, bëni edhe dhjetë tjera më të buta.

5. KËMBA DREJT TE "GODITJA E GOMARIT"

Image

 

 Duke qëndruar përsëri në të katër gjymtyrët, mblidhni këmbën dhe qëndroni në majë të gishtërinjve. Ngrini këmbën, duke e shtrydhur nga sipër, ngadalë këmbën e sillni përsëri poshtë, e përsërisni përsëri.

(Kosova Sot)

2 orë e 5 minuta më parë