Deri te dukja e përtërirë e fytyrës me ndihmën e dy recetave

  • 01 November 2017 - 16:39
Deri te dukja e përtërirë e fytyrës me ndihmën e dy recetave

Edhe pse të gjithë e dimë se koha nuk mundet të ndalojë, procesi i plakjes është krejt i pashmangshëm, por megjithatë ekzistojnë disa mënyra që ky proces së paku të ngadalësohet. Kujdesi adekuat ndaj fytyrës është i domosdoshëm për të gjithë ato që duan që për kohë më të gjatë ta ruajnë dukjen e re. Edhe kësaj radhe kemi disa këshilla praktike për ju

MASKË PËR TA PËRTËRIRË LËKURËN E FYTYRËS

Image

 

 Për këtë maskë që vepron kur kujdesi i lëkurës së fytyrës është në pyetje ju nevojitet kafeja, le të jetë sa më e imët, e bluar, që të jetë më e këndshme për lëkurën tuaj dhe qumështi me përqindje të ulët të yndyrës, sepse edhe ashtu kafeja përmban sasi të mjaftueshme me vaj. 1. Kafenë e bluar e vendosni në një enë për përzierje dhe ngadalë ia shtoni qumështin duke e përzier vazhdimisht. Kujdes, masa duhet të jetë mjaftueshëm e trashë për t'u aplikuar në fytyrë. 2. Më pas, maskën e aplikoni në fytyrë duke e shmangur hapësirën përreth syve, e lini të veprojë për 15-20 minuta. 3. Hiqni maskën duke pastruar fytyrën me ujë të vakët. Përmes këtij tretmanit, kafeja rigjallëron fytyrën duke e përtërirë atë, përmirëson qarkullimin e gjakut, tenin e bën më të ndritshëm. Sugjerohet që këtë tretman të fytyrës ta përdorni 1-2 herë brenda javës.

PARANDALONI SHFAQJEN E RRUDHAVE

Image

 

 Edhe pse është e pamundur që lëkura juaj gjithmonë të jetë e pastër dhe pa rrudha, mirëpo, në bazë të shumë përbërësve natyralë, këtë proces së paku mund ta ngadalësoni. Në këtë rast, përbërësi magjik është vazelina. Krejt çfarë nevojitet është që për çdo mbrëmje para se të shkoni në gjumë të aplikoni një shtresë të hollë të vazelinës në fytyrën tuaj të pastruar paraprakisht. Këtë e bëni edhe nën sy, pasi zakonisht aty shfaqen më shpesh rrudhat, si dhe në hapësirën përreth gojës. Me rëndësi është që lëkura të jetë e pastruar paraprakisht dhe e lagësht. Mëngjesin tjetër do ta vëreni se lëkura është më e butë dhe më elastike. Këtë tretman lirisht mund ta përdorni çdo natë.

(Kosova Sot)